• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi kundër Berishës: Formula që opozita të nxjerrë një kandidat fitues është përmes sondazheve, primaret vlejnë vetëm brenda PD

by Java News
10/10/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares, Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën e opozitës para zgjedhjeve lokale, dhe çfarë biseduan në takimin me kreun e PD, Sali Berisha.

Shehi tha se aleatët dhe PD kanë rënë parimisht dakord mbi disa çështje, por më e rëndësishmja mbetet ende për tu sqaruar gjatë rrugës.

Sipas tij opozita nuk mund të fitojë nëse nuk del me një kandidat. Ai theksoi se e vetmja mënyrë që opozita të nxjerrë një kandidat fitues është ta testojë atë në popull me anë të sondazheve.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Jeni takuar me zotin Berisha ju dhe aleatët e tjerë të PD, ka specifika për të cilat jeni dakordësuar?

Shehi: Ne jemi takuar para një jave. Them që kemi bërë një gjysmë pune, kemi rënë dakord për disa gjëra. E vetmja mënyrë është të dalim me një kandidat më vete, në proporcional të dalim secila parti më vete. Kemi rënë dakord se kush na puq, që është lufta kundër qeverisë, kundër autokracisë së Ramës, na puq po ja mbërritëm që është dhe elementi më dinamik, kandidati i vetëm. Për gjëra të tjera nuk puqemi shumë ne, por mendoj se këto janë të mjaftueshme.

Xhokaxhi: Kur flasim për kandidat të përbashkët, çfarë fitoni ju?

Shehi: Formula që i kemi propozuar ne është që çdo parti të sjellë kandidatët e vet dhe ata t’i nënshtrohet një sondazhi.

Xhokaxhi: PD po bën primare, dhe po i bën për kandidaturat e veta?

Shehi: PD t’i bëjë primaret, uroj t’i bëjë mirë, por ata janë të PD-së, bile vetëm të pjesës së foltores, por është e pamjaftueshme të fitojë zgjedhjet, dhe ne na duhet një kandidat që shkon përtej PD-së.

Xhokaxhi: Por si do bëhet ndarja?

Shehi: Berisha të bjerë 100. Ne po them që në Tiranë t’i nënshtrohet sondazhit, më mirë se kjo nuk e nxjerr askush. Ne nuk na votojnë për zgjedhje tifozët e partisë.

Xhokaxhi: Por Berishës i cënohet procesi brendshëm?

Shehi: Nuk i cënohet procesi Berishës, le t’i zgjedhë me sondazh, dhe në fund themi që këta janë 7-8 vetë që do jenë në Tiranë. I marrim këta 7-8 kandidatë dhe sondazhi do të nxjerrë më të mirin. Unë do isha dakord sikur PD të ishte si njëherë e një kohë, por po flasim për një realitet konkret, se kemi dy PD./m.j

Next Post
Kultet e rreme të opozitës së Tik-Tokut: Nga Ujku i Cërrikut, tek deputeti që gatuan kulaç

Kultet e rreme të opozitës së Tik-Tokut: Nga Ujku i Cërrikut, tek deputeti që gatuan kulaç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In