• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga berberët e parukierët, tek instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

by E S
02/04/2026 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës, apo instruktorët personalë në palestra… Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka caktuar paga referuese për secilën nga këto kategori profesionesh. Kështu, një berber nuk mund të deklarojë më pak se 75 mijë lekë pagë në muaj. Po aq edhe një parukiere. Për estetistët, kozmetistët dhe “make-up artist” paga referuese është 80 mijë lekë. Po aq për instruktorët në aerobi apo kërcim. Për instruktorët personalë në palestër është caktuar paga 120 mijë lekë në muaj.

“Kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve. Në këtë kuadër, Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore.

Në mjekësi, pagat dysheme variojnë nga 80 mijë lekë për profilet mbështetëse deri në 215 mijë lekë për profesionet më të specializuara si kirurgjitë e avancuara dhe anesteziologjia. Specialitete si kardiologjia, neurologjia apo gastroenterologjia vendosen rreth 200 mijë lekë, ndërsa një mjek i përgjithshëm llogaritet me 163 mijë lekë.

“Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, vijon njoftimi.

Në fund të marsit, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se nisjen e kontrolleve të cilat do të përfshijnë rreth 10 mijë tatimpagues dhe afro 45 mijë të punësuar në këto sektorë.

Next Post

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com