• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kultet e rreme të opozitës së Tik-Tokut: Nga Ujku i Cërrikut, tek deputeti që gatuan kulaç

by Ylli Pata
10/10/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dalja e Sajmir Koreshit, në një skenografi shtëpiake të viteve 80 të shekullit të shkuar, duke gatuar kulaç, e yshtur oreksin me një pjatë fasule me ullinj, po pa spec djegës, natyrisht që do të bënte bujë, por kushdo e di që ajo ishte mizanskenë e jo realitet.

Megjithatë, duket se kemi një përforcim me urdhër partie, siç u tha nga Sali Berisha, që deputetët e drejtuesit, duhet të marrin situatën në dorë, e të kthehen në influencer në rrjete sociale, mbi të gjitha në instagram e tik-Tok, ku shfaqen video reels.

Ky në fakt nuk është një fenomen shqiptar, pasi prej epokës Trump, e më pas, politikanët nuk janë më njerëz që shfaqin ide, propozime, paraqiten si shembuj njerëzorë në jetë, por janë kthyer në komedianë.

Italia fqinje është një shembull mjaft i kapshëm për ne, edhe për afërsinë e gjatësisë së valës mes nesh, por edhe për atë çfarë italianët përfaqësojnë si një komunitet njerëzor që mbahet në botë për batutën, barcaletën, pantonimën pa fjalë që shkakton një buzëqeshje, apo të bën të qeshësh. Në një farë mënyre, politika është kthyer në mënyrë për të zbutur stresin e ditës, kalosh kohën e qetësisë ndërsa po pi kafe, apo po pret diku për të marrë një shërbim.

E aty, dilte Matteo Salvini që përmendte emër për emër, listën e atyre që komentonin në faqet e tij në rrjetet sociale, apo reagonin me like apo me inat. Iorgia Meloni, ndryshe nga Salvini, u shfaq si një star i vërtet komedie, ku tregonte para njerëzve se ajo është një vajzë lagjeje, nga Garbatella e Romës, ku nuk pyet për askënd po i thyen në mes të gjithë të fortit.

Ky trend, nuk se doli sot realisht, u vu re, dhe madje u koalaudua gjatë periudhës së pandemisë, kur Guvernatorët e Rajoneve italiane, u kthyen në yje të rrjeteve sociale. Dy nga këto ishin edhe më viralët: Luca Zaia i rajonit të Venetos dhe Vincenzo de Luca i rajonit të Campanias. Të cilët u kthyen në sherifë të lock down-it të Covid 19, e komunikonin non stop me njerëzit e mbyllur në shtëpira. Fituan me nga 70-80%, një shumicë jo plebeshitare por “sovjetike” apo “bullgare” siç u quajt në Itali, duke e krahasuar me zgjedhjet në vendet e Lindjes Komuniste.

Por, asgjë spontane nuk kishte në këto komunikime. Ishte gjithçka një skenar, ku prapa punonte një staf i tërë skenaristësh, regjizorësh, kameramanësh, trukatorësh, operatorëve të zërit e të dritës, elektriçistë e magazinierë, por mbi të gjitha producentë e sponsorë.

Pak e dinin këtë lojë, deri kur Presidenti i Rajonit të Campania-s në Itali, Vincenzo de Luca, i cili ka pasur gjithmonë një filorusizëm politik, sulmoi në kulmin e luftës në Ukrainë, presidentin Volodomir Zelensky.

“Si ja bën”, tha. “Si ja bën që arrin të prodhojë 10 video në ditë, kur duhet të menaxhojë edhe luftën. Duhet punë e madhe për t’i shkruar, intepretuar, prodhuar, montuar ato video, por duket se ka mbrapa skenaristët e regjizorët e hollywod-it”.

Në fakt, edhe De Luca nuk e fshehu xhelozinë për kolegun e tij Zelensky, kishte një farë të vërtetë në atë që tha.

Pak realitet ka në shfaqet e politikanëve në rrjetet sociale. Në thelb, e gjitha është një PR, i kuruar.

Megjithatë, duke u kthyer tek thirrja e Sali Berishës që bëri thirrje për një protagonizëm në Tik Tok, e që më pas u kap menjëherë nga deputeti i Lushnjës, i cili gjithsesi nuk erdhi nga hiçi, por ishte popullor në rrjete më herët, meriton të bëhet një variacion mbi këtë temë.

Gara e rrjeteve sociale në mjedisin pjellor të përkrahësve të opozitës nuk është e re. madje siç e dimë, ka pësuar disa faza që nga viti 2013, ku më shumë është investuar për të rritur urrejtjen ndaj figurave të mazhorancës apo gazetarëve mbështetës të saj, sesa për të krijuar një ide të opozitës.

Megjithtë, në këtë rrugë të gjatë, ka pasur sektorë ku politikanë të opozitës, diku më pak e diku më shumë janë kthyer në yje facebook-u apo instagrami. Një nga këto është edhe “Daja”-alias Dash Shehi, personazhi më i famshëm i disa portaleve të satirës politike, që me humorin e memeve pikante kanë shprehur një simpati për Dashamir Shehin. i cili, duhet thënë se është një prej figurave më koherente të opozitës, ndaj të cilit nuk ka pasur akuza për korruptim apo abuzim pushteti, kur mbante poste ekzekutive.

E nga ky popullaritet, “Daja” u kthye në “mbretin” opozitar të rrjeteve sociale, me memet e tij piktoreske e frazën e njohur “Kecat e dajës”. Frazë që u kthye realisht në një lejtmotiv të njerëzve që përkrahin opozitën apo jo. Pra në një farë mënyre, zoti Shehi shikohej realisht si një figurë superpopullore në rrjet. Zgjedhjet e 25 prillit 2021, ishin në një farë mënyrë një provë sesa ky popullaritet virtual do të kthehej në një mbështetje reale nga zgjedhësit. “Daja” mori rreth 5500 vota, ku jo vetëm nuk e arriti kufirin e një deputeti në qark, por ishte poshtë disa prej emrave të tjerë të rinj të opozitës, si Belind Këlliçi, Ornela Nebiaj etj.

Çdo të thotë kjo? Thjesht se ajo që shitet si realitet virtual, mund të ndikojë, por jot ë mbizotërojë në terren. Aq më keq në një territory të vogël si ne. Deputeti i Lushnjës, apo kushdo tjetër, mund të bëhen simpatikë në një zonë jashtë territorit të tyre, porn ë qytet, nuk ka nevojë të tregojë diçka ndryshe, ngase e njohin të gjithë. Përshtypje më shumë bëjnë batutat, gallatat, qufyret, që janë kthyer në meme nga njerëz të zakonshëm, por me talent në tavolinë, që dikush i ka regjistruar, e më pas janë marrë nga VIP-at e showbiz-it, të cilët në mungesë fantazi për të prodhuar skenare humori, e kanë marrë nga elementët trash.

Ku siç ka thënë edhe Arian Çani, elementi trash ecën shumë, ndaj thërriste serinë e ujqërve nga Kavaja në Cërrik, që shtoheshin sipas numrit të Institucioneve të Riedukimit që kishte zona përkatëse.

Megjithatë, fakt është se ndër vite, janë hedhur lekë shumë duke paguar “infuencerë” e “blogerë” për të rritur dozën e opozitarizmit, por në fund nuk se piu ujë.

Rrjetet japin një nxitje, krijojnë një gjendje, por në fund njerëzit duan të dinë idenë edhe njerëzit që sjellin shpresën për ta.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, mund të kërcëjnë, bërtasin, aktrojnë e gatuajnë para kamerave, por asnjëra performancë nuk se sjell një perceptim të ri për njerëzit.

Giorgia Meloni, vërtetë për dy vitet e fundit u kthye një mbretëreshë e Tik Tok-ut në Itali, por thjesht për elektoratin e së djathtës. E për këtë u mbështet shuumë financiarisht nga kupola e industrializtëve të Veriut të Italisë. Të cilët 5 vjet më parë kishin bërë të njëjtën gjë me Beppe Grillon. Asgjë nuk është e rastësishme, apo ashtu siç duket…

Next Post
Vangjeli: S’do ishte çudi që Berisha t’i kërkonte votën Bashës! ‘Vendoret’, përgatitje e Metës për zgjedhjet parlamentare

Vangjeli: S’do ishte çudi që Berisha t'i kërkonte votën Bashës! ‘Vendoret’, përgatitje e Metës për zgjedhjet parlamentare

Comments 1

  1. Keka says:
    4 years ago

    Opoziten ebjen ne pushtet nje brez i ri intelektualesh te pa njollosur ne kazanin e korrupsionit te liderve te tyre 30 vjecar dhe as tik toku dhe as tik taku

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

August 10, 2026
Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E reja kundër Kosovës, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vuçiqi, por nga Perëndimi

August 10, 2026
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com