Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i cili njihet për deklaratat e tij “pa dorashka”, deklaroi se koha e Berishës ka mbaruar, duke shtuar se ka ardhur koha që “Lulzim Basha Basha të marrë me kohë të plotë drejtimin e PD”.
Në në deklaratë për mediat, kreu i LZHK ka komnentuar edhe procesin e Reformës në Drejtësi, duke shprehur kundërshtitë e tij ndaj Referendumit, në rast se nuk gjendet konsensusi mes palëve.
Ai shton se Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga referendumi.
“Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga reforma në drejtësi dhe mënyra se si ajo do të përshtatet në të. Sipas tij, palët politike po e shohin këtë reformë si pazar, jo si ndëhyrje për të rregulluar sistemin e drejtësisë”, tha Shehi.
Ai u shpreh skeptik edhe lidhur me propozimet e Komisionit të Venecias teksa tha se “gondola veneciane ka shumë mundësi të mbytet në lumenjtë e rrëmbyer të Shqipërisë”.
Kryetari i LSHK-së, Shehi theksoi se është logjike që në krye të institucioneve të drejtësisë të vendosen njerëz që kanë pëlqimin e të gjitha forcave politike.









