• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: “Berisha shkatërroi gjyqësorin, Nano ka merita, Rama një zhgënjim”

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kreu i LZHK-së, Dash Shehi, duke folur në një intervistë për revistën Mapo, komenton figurat kryesore të politikës shqiptare në periudhën post komuniste. Për Berishën, Shehi thotë se ka pasur gjithnjë energji pozitive për të ndryshuar gjërat në ekonomi. Por minusi më i madh në analizën e Shehit, është raporti i tij me institucionet e pavarura.

Duke kujtuar arsyet për referendumin e dështuar të 94-ës, por edhe raportin me gjyqësorin, Shehi nxjerr në pah anën autoritare dhe kontrolluese të Berishës që kryesisht në gjyqësor la rrënjë të thella.

“Në kohën e administrimit të shtetit në vitin ‘92, parlamenti i asaj kohe, presidenti i asaj kohe ndërroi tre Prokurorë të Përgjithshëm, tre kryetarë Gjykate të Lartë. Kjo nuk i shërbeu qëndresës së institucioneve. Sepse ato morën një mesazh. Që kush nuk i bindet politikës, duhet të largohet dhe të vijë një njeri që është më i bindur dhe më i zellshëm. Kjo lloj linje vazhdon sot e kësaj dite. Edhe debati i sotëm pozitë- opozitë për drejtësinë nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i konfrontimit se kush duhet ta ketë kontrollin”, – vëren ai.

Gjyqësori, në zinxhirin e të bërit shtet, është hallka përfundimtare dhe më e rëndësishme. Prandaj dhe aty, dështimi sipas tij është më i dukshëm edhe sot. Për ish-kryeministrin Fatos Nano, Shehi thotë se kishte  koncepte të mangëta kryesish në raport me ekzekutivin dhe ekonominë.

“Nuk e kuptonte që ekzekutivi është një makinë e cila në një vend si Shqipëria që e ka rrugën malore, ditën që ndalon, kthehet mbrapsht…”, – të tregon ai.

Por Nano pati në historinë politike të këtij vendi edhe disa elemente pozitive. Për shembull, Shehi nuk e kishte menduar që një njeri si Nano, i cili vinte nga kasta e vjetër politike, të sillte elemente demokratizuese brenda PS-së, duke i radhitur atij lirinë e debatit brenda partisë, por edhe mundësinë e alternimit të postit të kryeministrit.

Nano, sipas tij, krijoi edhe precedentin që ditën që humb zgjedhjet largohesh, dorëzon partinë, kthehesh në shtëpi dhe bën liberalin.

“Ndryshe nga Berisha, ai kishte ndofta një paaftësi për të qënë në ekzekutiv maksimalist, por në të njëjtën kohë Nano ka afruar një lloj kontributi, për të cilin demokracia shqiptare ka pasur nevojë gjatë gjithë këtyre viteve…”, – thekson  ai.

Ndërsa Ilir Metën, e sheh një figurë relativisht minore.

“Nuk është figura e njeriut të ekzekutivit sepse ka qëndruar vetëm dy vjet kryeministër. Por Meta është i rëndësishëm sepse ai për herë të parë ka krijuar një çarje midis dy partive të mëdha. D.m.th. këmbëngulja për të çarë raportin politik, për të krijuar lidhje nga e majta në të djathtë, qoftë edhe të shtyra nga interesa personalë, pushteti, grupe ekonomike, biznesi që kanë favorizuar këtë lloj ndërlidhje, është meritë e tij në një farë mënyre”, -thotë Shehi.

Por, në konceptin e përgjithshëm të politikës, se a është meritë që me çdo çmim të mbërrihet në një cep të pushtetit, kjo pastaj për të është një tezë të cilën e ka kundërshtuar gjithnjë. Shehi është i mendimit se debati duhet të jetë i brendshëm. E djathta të ketë debatin e vet. E majta të vetën. Sipas tij, transferimi i pushtetit politik, i votës popullore nga një krah në një krah tjetër mori formë thuajse institucionale me kreun e LSI-së.

“Meta është akoma i ri. Dhe pesha që ka partia e vet është relative, nuk është alternativë për të përmbysur pushtetin. Meta është një alternativë për të plotësuar pushtetin. Kështu që gjykoj që në historinë politike, ai duhet të bëjë akoma rrugë…”, -vëren Shehi.

Sa i përket Edi Ramës, ka shumë për të folur dhe jo pozitivisht.

“Rama për mua personalisht është një zhgënjim i madh. Ai ka qenë më qytetar dhe më intelektual kur ishte kryetar i Bashkisë sesa sot që është kryeministër i Shqipërisë. Ai nuk mund ta qeverisë vendin vetëm me një grusht njerëzish që ka përqark vehtes. Por duhet ta qeverisë përmes institucioneve. Kjo është rruga e demokracisë. Ndryshe nga sa rezulton, unë kam pritur që Rama duhet të ishte kampioni i liberalizmit në politikë. Nano e kishte filluar dhe ky duhet ta shtynte më tej”, – nënvizon Shehi.

Thotë se raporti i Ramës me institucionet e shtetit ka qënë po kaq negativ, mos më keq sesa paraardhësit e vet.

“Nuk e di se çfarë i ka mbetur pozitive Ramës në këtë situatë përveçse batutave, që na kujton që ky njeri ka pas lexu edhe ndonjë libër përpara, por gjë tjetër nuk na lë”, -shprehet ai.

Por Shehi nuk pëlqen as mënyrën se si Rama konfrontohet me opozitën.

“Dëshira e Ramës për të komentuar çdo vendim apo qëndrim të opozitës, që në vend që të shohë se si ec karvani qeveritar kthehet t’i gjuajë me gurë atyre që nuk kanë pushtet, kjo nuk ka lidhje me demokracinë”, -shton kreu i LZHK-së.

Sipas tij, në çdo hapësirë të jetës publike dalin forca e ide progresive dhe Rama nuk mund ta konsiderojë veten si zotëruesi i çdo gjëje që rezulton e tillë.

“Ky e quan ofendim edhe mungesën e lavdërimit ndaj tij. Deri këtu Berisha nuk kishte mbërritur. Berisha e pranonte që ditën e parë që do të vepronte se pala tjetër do ta godiste dhe e quante gjë normale. Ndërsa ky, jo vetëm që nuk e pranon, por ky kërkon, i duket gati çudi se si nuk e lavdërojnë për ‘mrekullitë’ që po ndërton”, -nënvizon ai.

ma.me

Next Post
Daçiç: Serbia e gatshme të hyjë në luftë me Bosnjën

Daçiç: Serbia e gatshme të hyjë në luftë me Bosnjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In