• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

by E B
12/02/2026 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi për Dialogun Politik me në krye politologun Ermal Hasimja, nuk arriti që të ulte bashkë në një tryezë atë të pjesë të opozitës që nuk bashkëpunon me PD-në dhe aleatët e saj.

Takimi që kishte si qëllim daljen me një deklaratë të përbashkët për aksionin politik opozitar dhe reformën zgjedhore, mblodhi përfaqësuesit e PD, një pjesë të aleatëve të saj, por askush nuk u paraqit nga partitë e Adratik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit.

Nëse për Shehaj dhe Qorin shpresat ishin shuar për t’u ulur në këtë tryezë opozitarësh, Hasimja pohon se me Lapajn po vijojnë negociatat.

“Kemi diskutuar vazhdimisht, i takojmë dhe nuk shohim ndonjë arsye që Shqipëria Bëhet të mos pjesë pjesë e kësaj tryeze”, tha Hasimja.

Dy orë diskutime duket se u mjaftuan përfaqësuesve politikë dhe Forumit për Dialog Politik për të dalë në një qëndrim të përbashkët. Nga kjo tryezë u qartësua se në 20 Shkurt, Partia Demokratike nuk do jetë vetëm në shesh, por edhe se do kenë qëndrim të unifikuar për Kodin Zgjedhor dhe do të mbështesin drejtësinë.

“Përmes kësaj tryeze ramë dakord për të qenë kundër çdo ndryshimi ligjor që kërkon të godasë drejtësinë dhe ta paaftësojë atë. Ramë dakord edhe për një drejtësi kushtetuese.

Kemi gjithashtu edhe një qëndrim të unifikuar për Kodin Zgjedhor. Një pikë tjetër e rëndësishme është çështja e kërkesës për një qeveri tranzitore që të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, u shpreh Hasimja.

PD u përfaqësua në tryezë me nënkryetarin Luçiano Boçin, pasi kishte pranuar kërkesën e mëparshme të Lapajt që të shmangeshin liderët e këtyre forcave.

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD, tha: Qëllimi është i njëjtë, por duhet të unifikojmë edhe rrugën”.

Forumi për Dialogun Politik do të vijojë takimet me partitë politike opozitare dhe gjatë javës së ardhshme do të ketë një tryezë të dytë për të detajuar qëndrimet e përbashkëta.

Next Post
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

October 3, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com