Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, u shpreh të martën në mbrëmje se Lulzim Basha duhej të dorëhiqej pas 25 Prillit.
“Basha duhej të dorëhiqej dhe të mos kandidontë më. Ndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim. Garën e shoh si pabarabartë, sepse s’ka si të jetë e barabartë kur kandidoj përballë dikujt që aktualisht është kryetar” – tha Shehaj.
Ai u shpreh se humbja e zgjedhjeve erdhi për shkak të djegies së mandateve.
I pyetur në emisionin ‘Frontline’ nëse ka komunikim me Bashën, Agron Shehaj tha:
“Sigurisht që nuk kam asnjë komunikim, pasi ne jemi rivalë. Nuk kam ndonjë shkëmbim bisedash apo ndonjë komunikim tjetër”.
/javanews/a.r