Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është shpallur fajtore nga një gjykatë franceze për neglizhencë në lidhje me pagesën e kompensimit të bërë nga banka shtetërore drejt një biznesmeni në vitin 2008. Mësohet se Christine Lagarde nuk ishte e pranishme në sallë kur u dha vendimi.
Lagarde akuzohet se gjatë kohës që ishte ministre e Financave në kabinetin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, miratoi një premio prej 404 milionë euro për Bernard Tapie, për shitjen e diskutueshme të një firme. Sipas mediave vendase, ky i fundit konsiderohet si një mbështetës i ish presidentit Sarkozy në zgjedhjet e vitit 2007. Gjatë kësaj kohë Lagarade ka mohuar të këtë kryer ndonjë vepër të jashtëligjshme.
ma.me