• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefi i policisë i mbështeste, si u kapën ‘gafil’ trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut, as shkrumbimi i velierës s’bëri punë

by Java News
09/10/2023 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vënë në pranga ditën e sotme shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta, i dyshuar si mbështetës i grupit të trafikantëve që u kapën në muajin gusht duke shkëmbyer drogë në Lagunën e Karaburunit.

Në sajë të këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe disa persona, mes të cilëve ai që njihet si ‘baroni’ i drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.

Por si ra në rrjetën e policisë ky grup i strukturuar kriminal?

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza në muajin gusht. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjen me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Nga ky operacion u sekuestruan:

2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;

200 fishekë pistolete model 54;

një automjet tip “Audi”;

4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;

45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;

Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;

1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;  Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Nerim Çela, është nipi i Gëzim Çela./m.j

Next Post
VIDEO/ Momenti kur policia ‘blindon’ zonën e Fushë Kuqes, rrethon banesën dhe resortin luksoz të ‘baronit’ të drogës Gëzim Çela

VIDEO/ Momenti kur policia ‘blindon’ zonën e Fushë Kuqes, rrethon banesën dhe resortin luksoz të ‘baronit’ të drogës Gëzim Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com