• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefi i ODIHR: Marrëveshja Rama-Basha futi në vështirësi KQZ

by Java News
16/06/2017 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja politike Rama- Basha ka vënë në vështirësi punën e komisionit qendror të zgjedhjeve. Shkak janë ligjet kontradiktore mes tyre për të njëjtën cështje, të cilave KQZ duhet t’i referohet për të marrë vendim.

Konstatimi vjen nga shefi i misionit të ODIHR, ai që do të vejë notën për zgjedhjet e 25 qershorit, Peter Tejler. Në një intervistë për REPORT TV Tejler thotë se si pasojë e kësaj marrëveshje një sërë institucionesh e kryesisht kqz janë përballur me sfida.

Por ai shmang një përgjigje të prerë per sa i përket ndarjes së numëruesve mes LSI e PDIU. “Më lejoni të them që si rezultat i marrëveshjes politike, KQZ është përballur me një sërë sfidash.

Ka disa kontradikta në ligjet në fuqi. Në lidhje me pyetjen tuaj, dimë që ka ankesa nga partitë politike. Ne po e ndjekim këtë proces dhe ne do të vlerësojmë mbarëvajtjen e tij. Procesi është në vazhdim dhe do ta ndjekim nga afër” tha ai.

Shefi i ODIHR: Kemi informata për presione në administratë

Tejler pohon gjithashtu se ka informacione se nga partitë po ushtrohet presion mbi administratën. Por vërtetësinë e tyre do ta verifikojnë.

“Siç e dini edhe ju, ne kemi një numër të caktuar vëzhgues afatgjatë të angazhuar në vend. Ne po e ndjekim situatën edhe prej këndej. Kemi informata për presione të ndryshme.

Dimë që ka institucione që po i ndjekin me kujdes këto pretendime qofshin të drejta apo të gabuara. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një panoramë të plotë përpara se të bëjmë një vlerësim.

Ky është proces i vazhdueshëm. Ka institucione shtetërore që po merren me këtë cështje.

Gjithashtu ka mënyra të tjera për njerëzit që duan të adresojnë këtë cështje apo të dorëzojnë ankesat e tyre. Ne po i ndjekim këto nga afër”.

Kush po e bën këtë presion? “Kush po bën presion. Ne jemi në fushatë, ndaj të folurit për këtë presion, nuk është në mandatin tonë.

Ne duam të kuptojmë dhe të krijojmë një panoramë të plotë mbi cfarë është e vërtetë dhe cfarë nuk është e vërtetë dhe sigurisht se si sistemi trajton këto pretendime, informacione dhe ankesa.

Në ditën pas zgjedhjeve ne do të publikojmë një deklaratë për gjetjet paraprake së bashku me delegacionin parlamentar, dhe këtë cështje mund ta trajtojmë atëherë.

Është e rëndësishme të kuptohet se ne po ndjekim procesin dhe kjo është arsyeja përse ne ndodhemi në vend për një periudhë të gjatë. Ky proces po ndodh tani dhe ne po e ndjekim si dhe shqyrtimin e ankesave”.

Tejler: ODIHR po monitoron çështjen e udhëtimeve falas për votuesit

I kujdesshëm me fjalët, në mënyrë që asgjë nga ato që thotë të mos keqkuptohet si përkrahje ndaj ndonjë subjekti të caktuar politik, Tejler sqaron se ODIHR po monitoron dhe cështjen e ofrimit të udhëtimeve falas për emigrantët në këmbim të votave.

“Ne kemi vënë re, nëpërmjet vëzhguesve afatgjatë që po bëhen oferta të tilla mbi transportin. Nuk I dimë rrethanat e plota.

Ne po e ndjekim këtë situatë. Ka pretendime në media për këto oferta. Ne po e ndjekim me kujdes cështjen e ofertave për të krijuar një panoramë të plotë të asaj që po ndodh”.

Misioni i OSBE do të sjellë në Shqipëri 300 vëzhgues afatshkurtër, 13 ekspertë dhe 26 vëzhgues afatgjatë të cilët do të publikojnë 3 raporte në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Intervista e plotë për Report Tv

Si e shihni deri tani ecurinë e fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit?
Mesa duket, fushata ka marrë vrull, ndonëse pati një fillim të ngadaltë. Ne po ndjekim tubimet elektorale. Ndërkohë që partitë politike po prezantojnë këndvështrimet e tyre.

Kur ju mbërritët në Shqipëri data e zgjedhjeve ishte një tjetër, si ju duk kjo manovër për ta ndryshuar atë?
Ndikimi i parë është që ne do të qëndrojmë një javë më shumë në këtë vend. Por, sic e thatë ju, kjo ishte një rezultat i një marrëveshje politike që pati ndikim edhe në disa cështje të tjera. Ne tani po monitorojmë procesin, dhe mënyrën se si po zhvillohet si rezultat i marrëveshjes së arritur.

Si e shikon OSBE-ODIHR ndarjen e komsionevrëve të grupeve të numërimit midis LSI – PDIU, një parti që në zgjedhjet e kaluara figuronte si opozitë?
Më lejoni të them që si rezultat i marrëveshjes politike, KQZ është përballur me një sërë sfidash. Ka disa kontradikta në legjislacionin në fuqi .Në lidhje me pyetjen tuaj, dimë që ka ankesa nga partitë politike. Ne po e ndjekim këtë procecs dhe ne do të vlerësojmë mbarëvajtjen e tij. Procesi është në vazhdim dhe do ta ndjekim nga afër.

A ndan të njëjtin mendim OSBE-ODIHR si KQZ se presioni mbi administratën po shkakton problem me trajnimin e komsionevereve?
Së pari, më lejoni të them që ODIHR është i pavarur dhe i ndarë nga prezenca e OSBE-së këtu në vend. Kjo është e rëndësishme. Nuk ka asnjë lidhje mes këtij misioni dhe prezencës së OSBE-së. Ajo që kemi vënë re është që si rezultat i marrëveshjes politike, një sërë institucionesh sic është edhe KQZ-ja janë përballur me sfida të ndryshme. Ne kemi vënë re që KQZ tha në një deklaratë dhe e bëri shumë të qartë problemin me gjetjen e njerëzve që duhen angazhuar në qendrat e votimit.

Pushimet nga puna në administratë, a janë një formë presioni ndaj votuesve të caktuar?
Sic e dini edhe ju, ne kemi një numër të caktuar vëzhgues afatgjatë të angazhuar në vend.

Ne po e ndjekim situatën edhe prej këndej. Kemi informata për presione të ndryshme. Dimë që ka institucione që po i ndjekin me kujdes këto pretendime qofshin të drejta apo të gabuara. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një panoramë të plotë përpara se të bëjmë një vlerësim.

Ky është proces i vazhdueshëm. Ka institucione shtetërore që po merren me këtë ccështje. Gjithashtu ka mënyra të tjera për njerëzit që duan të adresojnë këtë cështje apo të dorëzojnë ankesat e tyre. Ne po i ndjekim këto nga afër.

Kush po e bën këtë presion?
Kush po bën presion. Ne jemi në fushatë, ndaj të folurit për këtë presion, nuk është në mandatin tonë. Ne duam të kuptojmë dhe të krijojmë një panoramë të plotë mbi ccfarë është e vërtetë dhe ccfarë nuk është e vërtetë dhe sigurisht se si sistemi trajton këto pretendime, informacione dhe ankesa. Në ditën pas zgjedhjeve ne do të publikojmë një deklaratë për gjetjet paraprake së bashku me delegacionin parlamentar, dhe këtë ccështje mund ta trajtojmë atëherë. Është e rëndësishme të kuptohet se ne po ndjekim proccesin dhe kjo është arsyeja përse ne ndodhemi në vend për një periudhë të gjatë. Ky procces po ndodh tani dhe ne po e ndjekim si dhe shqyrtimin e ankesave.

Retorika e përdorur gjatë kësaj fushate mund të nxisë dhunën ditën e votimin dhe numërimit?
Sigurisht që gjuha politike në këtë vend është e ndryshme. Por nuk mendoj se luan një rol kaq të madh. Ka ndodhur në disa fushata. E vetmja gjë që ne shpresojmë është që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë dhe më e rëndësishmja është që votimi dhe zgjedhjet të kryhen në një mjedis të qetë.

Udhëtimet falas për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë? A janë një formë shitblerje vote?
Ne kemi vënë re, nëpërmjet vëzhguesve afatgjatë që po bëhen oferta të tilla mbi transportin. Nuk I dimë rrethanat e plota. Ne po e ndjekim këtë situatë. Ka pretendime në media për këto oferta. Ne po e ndjekim me kujdes cështjen e ofertave për të krijuar një panoramë të plotë të asaj që po ndodh./a.ç

Next Post
Një urdhër i i Trumpit, sërish disfatë

Trump e konfirmon: Jam në hetim për shkarkimin e drejtorit të FBI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In