• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefi i kabinetit të ministrit të ri të Shëndetësisë akuzohet për falsifikimin e diplomës dhe vjedhjen e 2 mln dollarëve

by Java News
26/05/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I akuzuar për korrupsion dhe i dënuar mashtrim e për falsifikimin e diplomës, Gazmend Koduzi do të jetë shefi i ri i kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë.

Përzgjedhja e tij shuan çdo dyshim për “qëllimet e mira” të Partisë Demokratike, pas marrëveshjes së 18 majit, e cila i dorëzoi Bashës gjashtë ministri.

Koduzi, ish-drejtori i ISKSH-së ka përfunduar disa herë në qendër të vëmendjes mediatike, si i përfshirë në disa afera të bujshme korruptive. Aktualisht, ai është ende nën hetim nga drejtësia për një çështje korruptive në ISKSH, që dyshohet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm prej 2 milionë dollarësh.

Në vitin 2016, Koduzi u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë, pas një padie të ISKSH, për përvetësimin e një page më të lartë pas deklarimit të rremë të disa titujve shkencorë që Koduzi nuk i zotëronte. Në këtë çështje, gjykata i kërkoi shefit të ri të kabinetit që të kthejë mbrapsht të gjithë tepricën e pagës, një vendim i lehtë, duke pasur parasysh që ai rrezikonte disa vite burgim për mashtrim dhe falsifikim.

Gjatë viteve të fundit, Koduzi ka qenë aktiv në media, duke lëshuar një varg sulmesh personale ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Në datën 13 janar 2016, si një ekspert i pavarur, Koduzi foli në emisionin  “Stop” në TV Klan” për problemet e tenderit me check-up, por në atë emision ai harroi të përmendë se ai vetë ishte drejtori teknik i kompanisë që paraqiti ofertën humbëse në garën për tenderin e check-up.

Ashtu si ministri Beqiri, i cili nuk është aspak një figurë teknike, por një person që ka lidhur ngushtë karrierën e tij profesionale me politikën, edhe Koduzi ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Partinë Demokratike. Siç tregon ky dokument i bashkangjitur, si një njeri i besuar i ish-liderit Berisha, Koduzi ka qenë anëtar në KZZ-së numër 31, në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2007.  (Lexo.al)

a.ç

Next Post
SHBA i siguron aleatët për përkushtim ndaj NATO-s

Donald Trump dhe NATO

Comments 1

  1. Kevin Hyska says:
    9 years ago

    Mjaft me se lat nam me kto qe shpikni…mundohuni ta merrni vemendjen ne forme tjt.

    Reply

Leave a Reply to Kevin Hyska Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In