• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shefi i dënuar i antitrafikut në Korçë/ Policia: U emërua në kohën e PD, prokuroria nuk na informoi

by A R
16/08/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me Shefin e Sektorit kundër narkotikëve në Policinë e Korçës i cili rezulton i dënuar.

Policia në deklaratën e saj thekson se nuk ka marë asnjë informacion nga prokuroria edhe pse ja ka kërkuar me shkresë zyrtare. Po ashtu policia bën me dije se ky efektiv, është emëruar në vitin 2012 në detyrë, kur në pushtet ishte partia Demokratike.

Deklarata e Policisë:

Lidhur me deklaratën e bërë  nga Partia Demokratike se në policinë e Korçës është emëruar një oficer i dënuar,  sqarojmë se:

Komisar Nardi Neli është emëruar në detyrën Shef Sektori në Sektorin Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, datë 05.12.2012 dhe në muajin Prill të vitit 2013 është emëruar Shef Seksioni Kundër Trafiqeve po në këtë Sektor.

Policia e Korçës me të marrë djeni se ndaj këtij oficeri, Prokuroria kishte nisur procedim penal ka bërë menjëherë pezullimin e tij nga detyra.

Ndërko Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar me shkresë disa herë Prokurorisë pranë  Gjykatës  së  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë   që të sjellin vendimin e dënimit  dhe deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Më poshtë keni  informacionin e plotë  për Komisar Nardi Neli

Komisar Nardi Neli është emruar në detyrën shef Sektori në Sektorin kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, me urdhër nr. 115/1 datë 05.12.2012. Me urdhër nr. 990 datë 29.03.2013, është emruar Shef seksioni ai dhe specialist  në Seksionin kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me shkresën nr. 124 datë 14.07.2015 i ka kërkuar komisariatit të Policisë Korçë ndejkjen e procedurës së kërkimit ndaj disa shtetasve: “Për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike”, ndërsa për punonjësin e policisë Nardi Neli për veprën penale “Zbulimi i akteve apo të dhënave sekrete”.

Mbi bazën e kësaj shkrese të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtoria e Policisë së Shtetit me aktin  administrative nr. 682 datë 16.07.2015 ka filluar ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të policisë Nardi Neli.

Më datë 30.07.2015, Drejtoria e Policisë së Shtetit, me shkresën nr. 1008/1, i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë informacion mbi ecurinë e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli.

Me shkresën nr. 1857/1 datë 28.09.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i kthen përgjigje Policisë së Shtetit se aktet e këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim në Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Më datë 07.10.2015, me shkresën nr. 1008/6, Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, informacion më të detajuar mbi mënyrën e përfundimit të procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli.

Më datë 20.10.2015, me shkresën nr. 1008/7, Drejtoria e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e hetimit disiplinor në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli, bazuar në nenin 225, pika a të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me Vendim të KM nr. 750  datë 16.09.2015.

Theksojmë se deri tani nuk është kthyer asnjë përgjigje nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë mbi përfundimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli.

Në këto kushte, bazuar në kërkesat e nenit 4 dhe 462 e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe të nenit 225, pika a të Rregullores së Policisë së Shtetit,  Policia e Shtetit nuk mund të procedojë për përjashtimin nga polica të punonjësit të policisë Nardi Neli, pa një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nga ana e organit të prokurorisë.

###

/a.m.

Next Post

Vrasja makabre në Serbi/ I riu godet me thikë gruan dhe foshnjen 4 muajshe (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In