• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SHBA/ Zyrtarët federalë konfirmojnë: Janë 30 mijë banda me 1 milionë anëtarë

by Java News
05/09/2018 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga VOA

Zonat në qendër të qytetit janë një fushë beteje mes bandave rivale të rrugës që luftojnë për të fituar terren dhe për grabitjen e banorëve. Zyrtarët amerikanë thonë se bandat janë përgjegjëse për gjysmën e vrasjeve në Çikago dhe Los Anxhelos dhe 13 për qind të vrasjeve në shkallë kombëtare. Shumë banda kanë lidhje me kartelet ndërkombëtare, dhe paratë e drogës dhe armët ushqejnë dhunën që vazhdon:

Helikopterët dhe makinat patrulluese shihen shpesh në jug të Los Anxhelosit dhe në qytetet fqinje si Compton, ku Daren Diviak punon për Operacionin “Rrugët e Sigurta”, një zyrë e Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit.

Ai i kujton përditë kolegët që ka humbur nga dhuna…dhe thotë se bandat e sotme janë edhe më të dhunshme dhe më të armatosura.

“Tregtia e drogës është fitimprurëse, kështu që ata marrin para dhe blejnë armë shumë më të mira”, – thotë lejtnant Daren Diviak.

Bandat shesin metamfetaminë, kokainë dhe heroinë dhe paguajnë taksat ndaj karteleve.

Pothuajse çdo rrugë ka fraksionin e vet të bandës. “Fruit Toën Piru operon në këtë pjesë dhe në verilindje. Tree Top Piru, është më në jug.” Anëtarët e bandave shënojnë kufirin e tyre me graffiti, duke sfiduar bandat rivale.

“Këtu patëm një vrasje javën e kaluar ku u qëllua dhe u vra një i ri. Ata e ndoqën dhe e vranë. Dhe kur vranë atë, banda qëlloi një vajzë të re në fytyrë.”

Të patrullosh këtu shpesh do të thotë të sigurosh që grindjet në lagje të mos shkallëzohen.

Por kërcënimi kryesor vjen nga bandat e organizuara dhe familjet që gjenden në mes të përballjeve të tyre. Zakonisht është qetë gjatë ditës, por jo natën.

“Ata presin, dëgjojnë të shtëna gjatë natës, dhe kanë frikë të shohin nga dritaret”.

Bandat e dhunshme si “Barrio 18” dhe “MS-13”, “Crips dhe Bloods”, kanë filluar të gjitha në Los Anxhelos. Tani, ato janë ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve federalë dhe të zbatimit të ligjit, në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 30,000 banda kriminale, përfshirë bandat e burgjeve, me më shumë se një milion anëtarë. Problemi po prek gjithnjë e më shumë qytetet e vogla dhe komunitetet rurale, por bandat janë më vdekjeprurëse në brendësi të qytetit.

Next Post
Aksioni i policisë/ Katër persona vihen nën pranga në Shkodër

Aksioni i policisë/ Katër persona vihen nën pranga në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

October 30, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

EMRAT/ Kush janë 1,737 fituesit e kredive për strehim nga Bashkia Tiranë? Zbulohet lista!

October 30, 2026
U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

October 30, 2026
Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

October 30, 2026
288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In