Kryetarja e Kongresit nga ana e demokratëve, Nancy Pelosi dhe Kryetari i senatorëve demokratë, Chuck Schumer, mbajtën një konferencë të përbashkët për media sa i përket publikimit të raportit të prokurorit special Rober Mueller, mbi mundësinë e lidhjes së fushatës së Trumpit me Rusinë.
Ata thanë se ekziston një dallim i madh mes fjalëve të Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr dhe Prokurorit Special, Rober Mueller.
“Barr i prezantoi gjetjet kinse presidenti nuk ka ndonjë lidhje me Rusinë, ndërsa raporti i Muellerit paraqet gjete tjera” thanë ata.
“Ne jemi duke e lexuar raportin, dhe një gjë është e qartë: Barr prezantoi një gjetje që presidenti nuk e pengoi drejtësinë, ndërsa raporti i Muellerit e kundërshton këtë gjetje”.
Përndryshe, sot u publikua raporti i plotë i cili përmban 448 faqe, dhe flet për hetimet mbi mundësinë e lidhjes së presidentit Trump dhe Rusisë.
/a.meta