• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

by A R
06/06/2025 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin” dhe për hetime të njëanshme që, sipas SHBA-ve, shënjestrojnë padrejtësisht Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Gjyqtaret e përfshira në vendimin sanksionues janë Solomy Balungi Bossa (Ugandë), Luz del Carmen Ibáñez Carranza (Peru), Reine Adélaïde Sophie Alapini Gansou (Benin), Beti Hohler (Slloveni).

Dy prej tyre kanë autorizuar hetime ndaj zyrtarëve izraelitë për veprimet në Gaza, përfshirë një urdhër arresti për Kryeministrin Benjamin Netanyahu, ndërsa dy të tjerat kanë mbështetur hetime për veprimet e forcave amerikane në Afganistan.

Sanksionet përfshijnë ngrirje pasurie, ndalim udhëtimi dhe bllokim të transaksioneve në SHBA. Rubio theksoi se vendimi u mor për të mbrojtur interesat sovrane dhe ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj, duke e cilësuar veprimtarinë e GJNP-së si “politikisht të motivuar”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale reagoi duke dënuar masën si ndërhyrje në pavarësinë e saj gjyqësore dhe theksoi se hetimet kryhen në përputhje me Statutin e Romës, traktati themelues i GJNP-së, i cili është ratifikuar nga mbi 120 vende, por jo nga SHBA apo Izraeli.

Ky zhvillim pritet të përkeqësojë më tej marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, sidomos në një kohë kur GJNP-ja po intensifikon hetimet për krime të dyshuara lufte në rajone si Gaza dhe Afganistani.

Next Post
U rrahën me policët dhe iu dëmtuan makinën, arrestohen 3 vëllezërit në Dibër

EMRI/ Arrestohet në Hani të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In