• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA vendos sanksione ndaj autoriteteve ruse për zhvendosjen e detyruar të fëmijëve ukrainas

by Java News
24/08/2023 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të enjten sanksione ndaj 13 personave dhe subjekteve që thuhet se janë të lidhura me zhvendosjen dhe transferimin e detyruar të fëmijëve të Ukrainës, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin gjithashtu hapa për të vendosur kufizime në dhënien e vizave ndaj tre autoriteteve të emëruara nga Moska në territoret e marra nën kontroll nga forcat ruse për përfshirje në abuzimet e të drejtave të njeriut të të miturve ukrainas, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

“Së bashku me partnerët tanë në Evropë, ne po mbështesim tani Ukrainën në luftën e saj për liri dhe do t’i ndihmojmë edhe në të ardhmen afatgjatë”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në një deklaratë të enjten duke shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Qeveria e Ukrainës vlerëson se autoritetet ruse kanë dëbuar dhe/ose zhvendosur me forcë mbi 19,500 fëmijë nga shtëpitë e tyre që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.

Ndër ata që u goditën me sanksione të enjten ishte Artek, për të cilin Departamenti i Shtetit tha se është një “kamp veror” në pronësi të qeverisë ruse, në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Departamenti i Shtetit tha se fëmijë ukrainas janë dërguar në Artek të cilët më pas janë i janë nënshtruar “programeve të riedukimit ‘patriotik’” dhe nuk lejohen të kthehen tek familjet e tyre. Drejtori i kampit Artek ishte gjithashtu mes të sanksionuarve të enjten.

Gjithashtu në shënjestër ishte dhe këshilltari i guvernatorit të Belgorodit, komisionerët për të drejtat e fëmijëve në rajonet Kaluga dhe Rostov dhe kryetari i qeverisë së Republikës çeçene.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq ndërsa Rusia kryen këto krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, të enjten.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia i tha Këshillit të Sigurimit se vendet perëndimore po gënjejnë për rrëmbimet e supozuara të fëmijëve ukrainas, duke shtuar se Rusia në fakt po i shpëtonte ata.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti në mars për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren për fëmijët të qeverisë së tij, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për dëbim të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina që në fakt përbën një krim lufte.

Rusia e pranon se ka transferuar mijëra fëmijë jashtë Ukrainës, por thotë se kjo është bërë ekskluzivisht për të mbrojtur jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonën e luftës.

“Ne do të vazhdojmë të tërheqim vëmendjen, do të vazhdojmë të identifikojmë individët dhe institucionet e përfshira derisa këta fëmijë të ribashkohen me familjet e tyre”, tha për Reuters James O’Brien, kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve të Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit tha të enjten se Rusia përdor një sërë metodash për të transferuar fëmijët nga Ukraina, përfshirë marrjen e tyre nga institucionet shtetërore dhe gjatë operacioneve të “filtrimit” ku sipas tyre ata përcaktojnë nëse civilë ukrainas përbëjnë kërcënim ndaj agresionit rus, duke i dërguar më pas fëmijët në kampe në Krime dhe Rusi.

Veprimi i së enjtes shënon raundin e fundit të sanksioneve që Uashingtoni ka vendosur ndaj Moskës që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, i cili ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve dhe ka kthyer qytete të tëra në gërmadha./ VOA

Next Post
Rrëzimi i avionit ku udhëtonte Prigozhin, reagon Shtëpia e Bardhë: Askush nuk duhet të habitet…!

Vdekja e kreut të Wagner/ New York Times: Aeroplani i Prigozhin u rrëzua nga shpërthimi i një bombe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com