• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Vaksinimi kundër Covid nis të hënën

by Ardit Rada
13/12/2020 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina e parë e koronavirusit do të fillojë të mbërrijë në shtetet amerikane të hënën në mëngjes, pasi qeveria miratoi një vaksinë të COVID-19 të premten vonë për përdorim emergjent ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi u afrua në 300,000.

Shefi i Operacionit Warp Speed, programi i zhvillimit të vaksinave të administratës Trump, Gjenerali i Ushtrisë Gustave Perna, tha në një konferencë shtypi të shtunën se kompanitë e transportit do të fillojnë të shpërndajnë rreth 3 milionë doza të vaksinës së Pfizer-it në gati 150 qendra shpërndarjeje dhe rreth 450 qendra të tjera do të marrin vaksinën deri të mërkurën.

Ndërsa ishte e paqartë saktësisht se kush do të mari dozat e para, është deklaruar se punëtorët shëndetësorë dhe banorët e azileve të pleqve do të kenë përparësi. Zoti Perna tha se autoritetet shëndetësore do të jenë ata që do të marrin vendime të tilla.

Meksika gjithashtu miratoi përdorimin emergjent të një vaksine të koronavirusit të premten vonë, duke e çuar në gjashtë numrin e vendeve që kanë filluar vaksinimin ose planifikojnë të fillojnë vaksinimin me ampulat e prodhuara nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech.

Britania, Bahreini, Kanadaja, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara kanë miratuar përdorimin e vaksinës.

Ndihmës sekretari meksikan i Shëndetësisë dhe epidemiologu Hugo Lopez-Gatell e quajti miratimin e vaksinës si “një arsye për shpresë”. Agjencia Reuters njoftoi se Meksika nënshkroi një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të blerë 34 milionë doza të vaksinës, me grupin e parë që pritet të mbërrijë më vonë këtë muaj.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Meksika ka regjistruar 1.2 milionë raste me COVID-19 dhe ka 113,000 vdekje.

Miratimi i vaksinës nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të premten erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 295,000 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili llogarit se Shtetet e Bashkuara kanë pasur 15.8 milionë infeksione nga më shumë se 71 milionë infeksione me COVID të regjistruar në mbarë botën.

Shtrimet në spital janë në nivele rekord në shtetin më të populluar të Amerikës, Kaliforni. Qarku i Los Anxhelosit raportoi numrin e tij më të lartë ndonjëherë në ditë për rastet e reja me COVID-19, me më shumë se 12,000 në fillim të kësaj jave. Një zyrtar i shëndetit publik tha se qarku është “në një rrugë shumë të rrezikshme për të parë vuajtje dhe vdekje të paparë dhe katastrofike … nëse nuk mund ta ndalojmë mbingarkesën”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës, të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, që ka demonstruar të jetë 95% e efektshme në parandalimin e sëmundjes. Vaksina mund të merret nga mosha 16 vjeç e lart.

Punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit në institucionet e azilit pritet të jenë përfituesit kryesorë në raundin e parë të vaksinimit me 2.9 milionë doza këtë muaj.

Shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin tha se vaksina “do të ndihmojë për të shpëtuar jetë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe mund të përshpejtojë kthimin në normalitet”.

Autoritetet shëndetësore amerikane, shërbimet e transportit, spitalet dhe farmacitë janë përgatitur për një fushatë mbarëkombëtare vaksinimi. Kompania Pfizer tha se do të fillonte transportin menjëherë dhe sistemet shtetërore të shëndetit publik kanë planifikuar të fillojnë vaksinimin qysh të hënën.

Qeveria planifikon të përshpejtojë vaksinimet në javët dhe muajt e ardhshëm, veçanërisht nëse një vaksinë e dytë nga Moderna Inc. miratohet së shpejti. Një grup këshillues i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të takohet të shtunën për të bërë rekomandime nëse disa grupe të tilla si gratë shtatzëna dhe 16 vjeçarët duhet të imunizohen.

Autorizimi vjen ndërsa rastet me COVID-19 po rriten në Shtetet e Bashkuara, me mijëra vdekje në ditë, ndërsa njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve në të gjithë vendin janë pranë kapacitetit, duke kërcënuar të mbingarkojnë sistemet e kujdesit shëndetësor./a.p

Marrë nga VOA

Next Post
Qeveria e re në Kosovë/ LDK, AAK dhe Nisma mbledhin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, nuk ka marrëveshje midis palëve për emrin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

September 1, 2026
Natë e përgjakshme në Ukrainë, 9 të vdekur dhe 19 të plagosur nga sulmet ruse me raketa! Goditet qendra e Zaporizhias

Rusia bombardon egërsisht Kievin, të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur! Shumica e viktimave punonjës të hekurudhës

September 1, 2026
Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Hedhin qesen me drogë nga makina, por s’i shpëtojnë dot ndjekjes policore! Në pranga 2 shokët, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

September 1, 2026
“Në PD duhet t’i thonë Berishës që të largohet nga partia”- Leka: Rama e ka kuptuar që duhet një opozitë produktive!

“Në PD duhet t’i thonë Berishës që të largohet nga partia”- Leka: Rama e ka kuptuar që duhet një opozitë produktive!

September 1, 2026
15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

Zjarri ‘përpin’ pyjet e Matit, situatë kritike në Ulëz, rrezik edhe për banorët dhe gjënë e gjallë! Kërkohet ndërhyrje me më shumë forca

September 1, 2026
Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump kërcënon: Do ju godasim ashpër!

September 1, 2026
Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth

Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth

September 1, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump i bie popullariteti për të tretin muaj radhazi, “Reuters” publikon shifrat e sondazhit! Më i ulët edhe se i Joe Biden

September 1, 2026
Ukraina sulmon me dronë territorin rus, bombardon portin e rëndësishëm të armikut!

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, bombardon portin e rëndësishëm të armikut!

September 1, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Rëndohet bilanci i katastrofës pas një jave kërkimesh në Nepal e Tibet, mbi 1 mijë viktima dhe mbi 4000 të zhdukur

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com