• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, nuk ka marrëveshje midis palëve për emrin e ri

by Ardit Rada
13/12/2020 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Kosovës. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tani janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK për president, Ramush Haradinaj.

“Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të organizimit të një tryeze të üërbashkët.

Haradinaj: Zgjidhje në bazë të Kushtetutës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tashmë është deklaruar se ofron kandidaturën e tij për president të Kosovës dhe nëse kjo ndodhë, ai thotë se më nuk do të kthehet në partinë që e themeloi pas luftës AAK. “Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, por për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do t’i zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opcion që është një marrëveshje politike. Opcion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Kurti: Presidenti i ri të zgjidhet pasi që të kenë folur qytetarët

Partia më e madhe opozitare lëvizja Vetëvendosja me këmbëngulje kërkon që Kosova të mbajë zgjedhje dhe pas zgjedhjeve atëherë ashtu siç e parasheh kushtetuta në parlament të zgjidhet presidenti i ri. Lideri i kësaj partie Albin Kurti, i cili qeverisi Kosovën vetëm për 50 ditë dhe u rrëzua nga një mocion mosbesimi, thotë se arsye substanciale për të shkuar në zgjedhje është legjitimiteti qytetar për bartësit e institucioneve.

“Është tejet e rëndësishme që presidenti i ri të zgjidhet pasi të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, thuhet në një deklaratë të Vetëvendosjes.

PDK: Jo president që thellon përçarjen e brendshme

Partia tjetër opozitare Partia Demokratike e Kosovës, lideri i së cilës Kadri Veseli gjendet në Hagë i akuzuar për krime lufte, tash për tash nuk dëshiron të përfshihet shumë në debatin për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kryetari në detyrë i kësaj partie Enver Hoxhaj, i quan të papranueshme “shantazhet”, e subjekteve tjera politike të cilat deklarojnë se nëse nuk ka konsesus për emrin e presidentit vendi shkon në zgjedhje. “PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Shanse të vogla për konsesus

Por, si shohin analistët politik këtë debat rreth çështjes së zgjedhjes se presidentit? Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DË-së, se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e presidentit të ri. “Pak ka shpresë që këto parti do të kenë mundësi të arrijnë konsensus për të zgjedh një president nga radhët e tyre apo të ketë propozime për ndonjë kandidat jo partiak. Pra, gjasat janë të vogla, duke pasur parasysh inatet e mëdha të akumuluara në këtë periudhë kohore qeveritare. VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Nën anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, thotë Blerim Burjani. Inatet janë shumë të mëdha dhe vështirë se do të gjendet një konsensus, thekson Burjani.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit pasi ai u akuzua për krime lufte nga Dhomat e Specializuara, me (05.11) ushtruese e detyrës në këtë pozitë sipas kushtetutës u zyrtarizua Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit. Kështu parashihet në nenin 90 të kushtetutës së Kosovës, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, dhe nëse partitë politike nuk merren vesh për një emër konsensual, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje për një përbërje të re të kuvendit. Për zgjedhjen e presidentit është e obligueshme që në sallë të jenë më së paku 80 deputetë. Nëse në dy raundet e para dështon zgjedhja e presidentit që kërkon dy të tretat e votave nga 120 deputetë, atëherë në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por, gjithsesi me një kuorum të obligueshëm prej 80 deputetësh në sallë./a.p

Next Post
“Vrasësi i Zodiakut”/ Deshifrohet pas 50 vitesh kodi i vrasësit serial

“Vrasësi i Zodiakut”/ Deshifrohet pas 50 vitesh kodi i vrasësit serial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In