• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA solidarizohet me Shqipërinë për tërmetin/ Pompeo: Edhe tani, ashtu si në periudha të tjera të vështira jemi me ju

by Java News
28/11/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo,  ka shprehur solidaritetin me Shqipërinë për ditët e vështira që po kalon si pasojë e tërmetit kastrofik që shkaktoi vdekjen e 42 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëme ta pallogaritshme materiale.

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e Pavarësisë, ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona janë me familjet e tyre, si dhe me ata të plagosur. Në emër të popullit amerikan, urojmë për të gjithë të plagosurit shërim të shpejtë. Edhe tani, ashtu si në periudha të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë me miqtë tanë në Shqipëri”, shprehet Pompeo në deklaratën për shtyp.

Që nga rënia e komunizmit tridhjetë vjet më parë, vijon Pompeo, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një partneritet gjithnjë e më të fortë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin me ngulm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në ndjekjen e këtij qëllimi. Ne e përshëndesim përpjekjet e Qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë ato reforma që synojnë forcimin e një gjyqësori të pavarur. Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si kryetari i OSBE-së 2020”, theksoi më tej Sekretari amerikan i Shtetit.

Pompeo thekson se miqësia ShBA-Shqipëri qëndron si një shtyllë e qëndrueshme e paqes dhe stabilitetit, dhe ne mezi presim për shumë vite të tjera miqësi dhe bashkëpunim.

g.kosovari

Next Post
Papa Francesko dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë

Papa Francesko dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com