• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA i shpall luftë tregtare Kinës, Trump nënshkruan sanksione të reja

by Java News
22/03/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një dokument, që i hap rrugën tarifave të reja me vlerën e 60 miliardë dollarëve ndaj importeve kineze, që mund të çojnë në një luftë tregare me Pekinin. Kjo masë kundër Kinës është pjesërisht në përgjigje të vjedhjes dhe transferimit jo të ligjshëm të teknologjisë amerikane tek kompanitë kineze.

“Po ndodh një vjedhje e jashtëzakonshme e pronës intelektuale”, tha Presidenti Trump.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që të zhvillohet tregti reciproke dhe të ketë një marrëveshje për tarifat me Kinën dhe me vende të tjera.

“Në se ata na bëjnë të paguajmë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe ne”- komentoi Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë presidencës së tij 14-mujore, Trump e ka vlerësuar shpesh Presidentin kinez Xi Jinping, duke cituar marrëdhëniet e mira që ka me të. Por Trump vazhdimisht është ankuar për deficitin vjetor tregtar të Shteteve të Bashkuara me Kinën, me vlerën e 375 miliardë dollarëve, si arsye për vendosjen e kufizimeve të reja. Ai tha se me rritjen e tarifave tregtare, ai shpreson ta shkurtojë deficitin tregtar me Kinën, me 100 miliardë dollarë në vit.

Pekini thotë se askush nuk i fiton luftërat tregëtare, por nuk po tërhiqet nga kjo sfidë.

“Kina nuk dëshiron luftë tregtare me askënd. Por nëse dikush na detyron të luftojmë, nuk do të frikësohemi e as do të fshihemi. Nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime që dëmtojnë interesat kineze, atëherë Kina do të duhet të ndërmarrë hapa të domosdoshme dhe të nevojshme për t’u përgjigjur dhe mbrojtur interesat tona legjitime”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashme kineze.

Në janar, presidenti Trump vendosi tarifa mbi industrinë e paneleve diellore të dominuar nga kompanitë kineze.

Grupet tregtare që përfaqësojnë gjigandët amerikanë të shitjes me pakicë, si Walmart dhe kompanitë e teknologjisë, përfshirë Apple, paralajmërojnë se tarifat e reja do të rrisnin çmimet për konsumatorët në Shtetet e Bashkuara dhe mund të mos bëjnë sa duhet për të pakësuar deficitin tregtar./VOA

a.ç

Next Post
VIDEO/ Zbulohet një krijesë misterioze në breg të detit

VIDEO/ Zbulohet një krijesë misterioze në breg të detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In