• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, shfuqizohet politika e Obamës për marijuanën

by Java News
05/01/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions shfuqizoi politikën e ish presidentit Barak Obama që lehtësonte zbatimin e ligjeve federale për marijuanën në shtetet ku ajo është e ligjshme. Vendimi i zotit Sessions u mundëson prokurorëve federalë në këto shtete, të përcaktojnë se sa agresivë duhet të jenë në zbatimin e ligjit.

Njoftimi i së enjtes erdhi tre ditë pasi dyqanet e shitjes me pakicë në Kaliforni nisën tregtimin e marijuanës për qëllime rekreative. Sipas mbështetësve të këtij vendimi, Kalifornia do të jetë tregu më i madh në botë i ligjshëm i marijuanës që përdoret për qejf.

Legalizimi i marihuanës për përdorim rekreativ në Kaliforni dhe në shtatë shtete të tjera si dhe në Uashington DC, mund të përshkallëzojë tensionet mes zyrtarëve shtetërorë me ata federalë të zbatimit të ligjit për drogat, që udhëhiqen nga zoti Sessions, një kundërshtar i vendosur i legalizimit.

Ai e ka krahasuar marijuanën me heroinën dhe thotë se ajo është shkak për një rritje të ndjeshme të nivelit të dhunës.

Departamenti i Drejtësisë e konsideron marijuanën në të njëjtën kategori me heroinën, LSD-në dhe kokainën. Por senatori i pavarur dhe ish-kandidati presidencial, demokrat Bernie Sanders iu përgjigj vendimit të zotit Sessions në twitter, duke thënë se ky është një kategorizim i gabuar i marijuanës.

“Jo, Prokuror i Përgjithshëm, marijuana nuk është e njëjtë me heroinën. Askush nga ata që e ka studiuar seriozisht këtë çështje nuk mendon kështu, përkundrazi. Duhet të lejojmë shtetet të ecin drejt dekriminalizimit të marijuanës, jo të bëjmë hapa pas me progresin e arritur”, tha ai.

Përdorimi i marijuanës për qëllime mjeksore është i ligjshëm në 29 shtete dhe në Uashington DC. Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand tha të enjten se vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm mund t’u mohojë pacientëve qasjen në përdorimin e substancës për trajtim mjekësor dhe t’i shdërrojë në mënyrë joproporcionale disa grupe në subjekte të ndjekjes penale. (Marrë nga VOA)

a.ç

Next Post
Studimi/ Femrat e bukura rrezikojnë shëndetin e meshkujve

Studimi/ Femrat e bukura rrezikojnë shëndetin e meshkujve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In