• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA: S’e kemi vërtetuar akoma që ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën. S’duket si një grup djemsh që…!

by Java News
02/10/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se akoma nuk i ka vërtetuar raportimet se Serbia ka tërhequr personelin ushtarak dhe armatimin nga kufiri me Kosovën.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi Matthew Miller, duke cituar konferencën për mediat.

“Kemi parë raportimet se Serbia ka tërhequr pajisjen ushtarake dhe personale nga kufiri. Ne nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do ta bëjmë, por nëse është e vërtetë, do të ishte një hap i mirëpritur”, theksoi zyrtari amerikan.

Ai theksoi se autoritetet amerikane vazhdojnë të jenë të brengosura me “ciklin e tensioneve në ngritje dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës” dhe iu bëri thirrje në përmbyllje palëve që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Mbrëmjen e 29 shtatorit, të gjitha kanalet diplomatike të Shteteve të Bashkuara u vunë në punë për të “de-eskaluar menjëherë tensionet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”.

Pa fjalë të ndërmjetme, diplomacia amerikane i kërkoi Serbisë që të tërheqë atë që thotë se është një grumbullim i madh ushtarak në kufirin e vendit me Kosovën.

Thirrjet vinin pas një sulmi të dielën e kaluar, gjatë të cilit rreth 30 persona të armatosur u përfshinë në një përleshje me armë me policinë e Kosovës në veri.

Duke folur të premten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby e përshkroi “dislokimin e madh ushtarak” të tankeve dhe artilerisë së sofistikuar serbe si “një zhvillim shumë destabilizues”.

“Është shqetësuese. Nuk duket si një grup djemsh që u mblodhën për ta bërë këtë”, tha Kirby, duke iu referuar sulmuesve. “Ne po i bëjmë thirrje Serbisë që t’i tërheqë ato forca nga kufiri”.

Kirby theksoi se grumbullimi i trupave kishte ndodhur brenda javës së fundit, por qëllimi i tij nuk ishte ende i qartë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i telefonoi presidentit serb Aleksandar Vuçiç më herët të premten për të kërkuar “de-eskalim të menjëhershme të tensionit dhe kthim në dialog”, shtoi Kirby.

Presidenti i Serbisë deklaroi të premten se sekretari Blinken i tha atij për masat e mundshme që mund të ndërmerren kundër Beogradit.

“I thashë (Antony Blinken) – ju jeni një vend i madh, një fuqi e madhe. Është pjesa juaj që të bëni atë që mendoni se duhet të bëni. Unë jam absolutisht kundër kësaj dhe mendoj se është shumë e keqe, por ka gjëra që duhet t’i përmbahemi dhe kjo është para së gjithash e vërteta”, tha Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Blinken.

Kreu i shtetit serb tha se ata kishin rënë dakord për nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe një rol më të madh për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR).

“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të lehtë me Sekretarin e Shtetit Blinken. Ka disa gjëra për të cilat jemi marrë vesh dhe ka disa gjëra të tjera për të cilat nuk jemi marrë vesh. E kam informuar me detaje për faktet rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë”, tha Vuçiq për mediat.

Sipas leximit të bisedës telefonike të Departamentit Amerikan të Shtetit, të dy diskutuan “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vdekjes së një rreshteri të Policisë së Kosovës”.

“Sekretari nënvizoi se ata që janë përgjegjës për sulmet që tani janë në Serbi duhet të mbahen përgjegjës”, sqaroi në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken shpreh gjithashtu mbështetje për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it (misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë), duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin “sfida të papranueshme” për forcën kosovare dhe komunitetin ndërkombëtar, sipas Miller.

Blinken përshëndeti gjithashtu praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë, vijoi Miller.

“Sekretari përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE”, shtoi ai.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan, foli gjithashtu me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe “shprehu shqetësim për mobilizimet ushtarake serbe”, sipas një deklarate pas thirrjes.

Kurti tha më vonë në mediat sociale se ai kishte “kërkuar ndihmë të shtuar kundër planeve të luftës të Serbisë” nga SHBA-të.

Të dy “diskutuan gjithashtu dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Sullivan nënvizoi se ishte zgjidhja e vetme afatgjatë për të garantuar stabilitetin në të gjithë Kosovën”, sipas një leximi të telefonatës.

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi të enjten se ai kishte “autorizuar forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”.

Është hera e dytë në tre muaj që NATO rrit kapacitetin e forcave të saj në vend.

Aktualisht ka rreth 4 mijë e 500 personel të Forcave të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO të stacionuar në vend.

Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte vënë në dispozicion të KFOR-it një batalion prej 500 deri në 650 trupa.

Ministria e Mbrojtjes tha se trupat kishin mbërritur së fundmi në rajon për stërvitje të planifikuara prej kohësh./m.j

Next Post
Vrasja e policit/ Sulmi terrorist në Banjskë, Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Vrasja e policit/ Sulmi terrorist në Banjskë, Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

“Ku ishin pyetjet për Veliajn?”/ Kritika nga Holanda: Europa reagoi për İmamoğlu, por heshti për kryebashkiakun e Tiranës

August 16, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

August 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 16, 2026
Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Arbitrazhi për Vlorën/ Shejtanët vallëzojnë gjithmonë jashtë shishes

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

August 16, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

August 16, 2026
Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë

Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë

August 16, 2026
“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

August 16, 2026
“Flakë, tym…”/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

“Flakë, tym…”/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

August 16, 2026
Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com