• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘SHBA s’do ndërhyjë’/ Zv.sekretari amerikan takim me lideren e opozitës bjelloruse: I takon popullit të vendosë për…

by Java News
28/08/2020 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun u takua me lideren e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya të hënën në Vilnius, por ky takim nënvizoi ai nuk duhet të shihet si ndërhyrje e Shteteve të Bashkuara në procesin politik në vendin e saj, pasi SHBA nuk ka ndërmend ta bëjë.

“Kam pasur një shans të takohem me zonjën Tikhanovskaya; ajo është një person shumë mbresëlënës dhe unë munda ta kuptoj pse është kaq popullore në vendin e saj”, u tha Biegun gazetarëve.

“Qëllimi i takimit ishte të dëgjoja e kuptoja se cili është mendimi për qytetarët në Bjellorusi dhe të shohim se çfarë po bëjnë për të marrë të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai.

Sipas diplomatit, administrata amerikane dënon dhunën kundër protestuesve paqësorë në Bjellorusi dhe i bën thirrje qeverisë që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë, por i takon popullit bjellorus të vendosë rrjedhën e ngjarjeve në vendin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk do të vendosin rrjedhën e ngjarjeve në Bjellorusi. Kjo është e drejta e popullit bjellorus siç është parashikuar në statutin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe gjithashtu në statutin e OSBE-së,” tha zv / sekretari i shtetit amerikan.

708649-857622-756x425

“Bjellorusët kanë këtë të drejtë dhe atyre nuk iu dha kjo e drejtë më 9 gusht.

Kështu që këndvështrimi ynë është që gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të mbështesim popullin në Bjellorusi, por në fund të fundit varet nga ata që të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe ne do ta respektojmë atë”, shtoi ai.

Biegun tha se ai e diskutoi situatën në Bjellorusi edhe me Ministrin e Jashtëm lituanez, Linas Linkevičius.

“Në fund të fundit kjo është një çështje që duhet ta vendosë populli bjellorus, por një shqyrtim dhe diskutim i menduar midis nesh ishte mjaft i dobishëm për të kuptuar ne situatën në rajon”, tha ai.

Liderja e opozitës bjelloruse, Tikhanovskaya falënderoi sekretarin Biegun për mbështetjen e SH.B.A.-së ndaj “popullit te vendit te saj që kërkon respekt për zgjedhjen e tyre”.

“Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Lukashenko nuk ka mbështetjen e popullit Bjellorus ose të bashkësisë ndërkombëtare. Çdo ditë ai nuk do të pranojë vullnetin e popullit të tij thjesht zgjat krizën dhe e thellon atë”, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar në Vilnius nga liderja e opozites.

Tikhanovskaya tha se ishte e gatshme “për të zgjidhur krizën” duke u përfshirë në një dialog “mbi një transferim paqësor të pushtetit”.

“Ne gjithmonë kemi thënë që ne jemi të gatshëm të flasim dhe jemi të përkushtuar për një zgjidhje paqësore. Ne jemi të hapur për ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare për të lehtësuar dialogun. Gjithashtu, ne kërkojmë një hetim të paanshëm të krimeve të kryera nga autoritetet Bjelloruse”, tha Tikhanovskaya.

“Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë. Vetëm njerëzit e Bjellorusisë do të vendosin të ardhmen e tyre në zgjedhje të reja të drejta dhe të lira,” shtoi ajo.

g.kosovari

Next Post
Dhunoi të dashurën e burrit dhe dhe i hodhi videon në rrjetet sociale, gjykata lë të lirë shkodranen

Dhunoi të dashurën e burrit dhe dhe i hodhi videon në rrjetet sociale, gjykata lë të lirë shkodranen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

November 16, 2026
“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

November 16, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

November 16, 2026
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In