• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA-Rumani stërvitje të përbashkët ushtarake, alarmohet Rusia

by A R
13/06/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anijet detare të Rumanisë dhe SHBA-së do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta të hënën për të shtuar ndërveprimin detar të NATO-s në Detin e Zi, manovra që u pritën me dyshim nga Rusia.

Luftanija USS Porter do t’i bashkohet fregatës rumune Mbretëresha Maria dhe disa anijeve të tjera në bazën e marinës rumune. Anija amerikane hyri në Detin e Zi javën e kaluar.

Ushtrimet janë pjesë e Operacionit Vendosmëria e Atlantikut nga ana e ushtrisë së SHBA-së, një seri veprimesh të bashkëpunimit që kanë si qëllim të sigurojnë partnerët e NATO-s përgjatë kufijve me Rusinë, pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Rusia pretendon se stërvitjet kanë për qëllim të nxisin tensione mes Moskës dhe Uashingtonit përpara një samiti të NATO-s në Poloni muajin e ardhshëm.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse tha se prania e USS Porter nuk e ka miratimin e Moskës dhe “pa dyshim do të çojë në masa të kundërpërgjigjjes”, sipas raportimeve të medias.

Për Rumaninë, stërvitjet detare janë pjesë e nxitjes së saj për një përfshirje më të fortë të NATO-s në Europën Lindore dhe për krijimin e një flote të përhershme të aleancës në Detin e Zi për t’iu kundërvënë ndikimit të fortë të Rusisë në rajon.

Bukureshti shpreson se mundësia e krijimit të një flotë të tillë do të diskutohet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Poloni.

Moska ndërkohë kundërshton çdo fortifikim ose zgjerim të NATO-s, duke e parë atë si një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Të shqetësuara nga konflikti në lindje të Ukrainës dhe nga aneksimi i Krimesë, Rumania dhe vende të tjera ish-komuniste, përfshirë Poloninë dhe shtetet Baltike, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO të rrisë praninë në territoret e tyre.

Megjithatë, Gjermania dhe anëtarë të tjerë perëndimor të NATO-s, të shqetësuar nga një përgjigje e mprehtë ruse, kanë kundërshtuar këto kërkesa dhe në vend të kësaj kanë zgjedhur të intensifikojnë stërvitjet e përbashkëta dhe rotacionin e trupave të aleancës nëpër rajon.

Si rezultat, NATO vitin e kaluar forcoi praninë në rajonin e Detit të Zi duke dërguar një flotilje të trajnuar me anije nga Rumania, Bullgaria dhe Turqia.

Bukureshti ka rritur ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes për këtë vit, duke planifikuar të shpenzojë për modernizimin marinës, përfshirë edhe fregatat Mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Maria.

Rumania anëtare e NATO-s është një nga mbështetësit më të fortë të Aleancës mes vendeve ish-komuniste të Europës Lindore.

Në dhjetor, Marina e SHBA përuroi zyrtarisht bazën të raketave të mbrojtjes në Deveselu, në Rumaninë jugore.

Kjo është një nga dy bazat europiane interceptuese për mbrojtjen me raketa të NATO-s, një skemë që shihet me dyshim të thellë nga ana e Rusisë.

Rusia ka paralajmëruar Rumaninë që të braktisë sistemin anti-raketë që Shtetet e Bashkuara kanë instaluar në Deveselu.

Marrëdhëniet ndërmjet Bukureshtit dhe Moskës janë tashmë të këqija. Rumania ka qenë ndër mbështetësit më të fortë në rajon të paketës së sanksioneve perëndimore të vendosura në Rusi në lidhje me krizën në Krime dhe Ukrainën lindore.

Rumania gjithashtu është vendi ku një bazë e madhe ushtarake amerikane është ndërtuar në vitin 2007 në aeroportin Mihail Kogalniceanu, pranë Detit të Zi./ BIRN

Next Post

"Drejtësia"/ Zbardhet Drafti që do paraqitet në Komision, pasqyrohen disa kërkesa të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In