• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Zbardhet Drafti që do paraqitet në Komision, pasqyrohen disa kërkesa të PD

by A R
13/06/2016 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen tre formulat mbi të cilat PD, PS e LSI po negociojnë për emërimet e njerëzve në institucionet e reja të drejtësisë. Lufta e madhe bëhet për 5 anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Një variant është ai që emrat të përzgjidhen nga organet e pavarura dhe të filtrohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një organ i ri ky që krijohet. Në këtë mënyrë Parlamenti detyrohet të bëjë një përzgjedhje mes kandidatëve më të kualifikuar dhe jo të emëruarve politikë.

Formula tjetër i jep të drejtën çdo deputeti të votojë vetëm për një nga pesë kandidatët e këtyre institucioneve. Opozita, duke përqendruar votat në zgjedhjen e një ose dy kandidatëve, siguron përfaqësimin në to.

Ndërsa shumica do të mbështesë tre kandidatët që mbeten.

Formula e fundit ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve, një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga “lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5-at.

Report Tv ka zbardhur draftin që do të miratohet nesër në komisioni e reformës në drejtësi, në të janë bërë reduktime të dukshme të propozimeve të PD, PS dhe ekspertëve të huaj të miratuara gjatë shqyrtimit nen për nen.

Pranohen kërkesat e PD për të hequr Gjykatën e Lartë Administrative dhe Tribunalin Gjyqësor. Ndërsa është reduktuar dukshëm neni për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose siç njihet ndryshe Njësia e Posaçme anti-korrupsion nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Kompetencat e kësaj Prokurorie, detajet e strukturës dhe zgjedhja e saj do të përcaktohen në ligjin e Prokurorisë.

Po ashtu është hequr nga paketa e ndryshimeve kushtetuese kriteri ndalues për mospasjen e një dënimi penal për funksionaret në sistemin e drejtësisë.

Drafti përfundimtar i reformës në drejtësi, me ndryshime, do të dorëzohet nesër në komisionin e posaçëm parlamentar, ku edhe pritet të miratohet në tërësi.

/a.m.

Next Post

FOTOT/ Çifti kryen marrëdhënie në mes të ditës në park, pranë mbajnë vajzën e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In