Një avion i Luftës së Dytë Botërore është rrëzuar në Aeroportin Bradley të SHBA-ve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin Konektikat, ku 13 pasagjerë po fluturonin me avionin e modelit “B-17”.
Sipas autoriteteve amerikane avioni është ngritur nga pista por pak minuta më pas ka humbur lartësinë dhe është rrëzuar duke u përplasur me një godinë. “Ka shumë viktima”, tha një zëdhënës i policisë për mediat vendase.
Të paktën një person raportohet i plagosur, dhe ai ndodhej në tokë në momentin kur avioni u rrëzua. /l.m