• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, plane për taksa të reja/ Të pasurit të shqetësuar ku të “fshehin” pasurinë

by Java News
02/07/2021 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si rezultat i përpjekjeve të Presidentit Joe Biden për të gjetur burime për të financuar programet e tij sociale, më të pasurit e Amerikës mund të ndeshen së shpejti me taksa më të larta, sidomos nëse eliminohen disa mënyra për të transferuan pasurinë nga një brez në tjetrin duke shmangur taksat.

Administrata e Presidentit Biden nuk e ka fshehur bindjen se fitimet nga aksionet apo investime të tjera nuk duhen taksuar më pak se fitimet e siguruara me punë djerse, siç ndodh aktualisht.

Fitimet nga investimet në aksione e forma të tjera pronësie taksohen me një normë deri në 20%, ndërsa të ardhurat nga puna direkte mund të kenë një normë taksimi nga qeveria federale deri në 37%.

Por rritja e taksave është një tentativë shumë e vështirë në Uashington.

Administrata po përpiqet të zgjerojë listën e fitimeve nga aksionet/investimet që hyjnë në kategoritë e të ardhurave që taksohen dhe ka në plan t’i përdorë këto fonde për të mbështetur programet për të ndihmuar familjet amerikane duke financuar çerdhe e kopshte, si dhe arsimin për fëmijët e të rinjtë, si dhe kujdesin shëndetësor.

‘Njerëzit duan të kuptojnë dhe të përgatiten’

Varianti fillestar i planit po analizohet ditët e fundit dhe rezulton se parashikon ndryshime edhe më të thella se ç’mendohej fillimisht.

Në mars, Departamenti i Thesarit bëri publik një propozim për të eliminuar një kategorizim të të ardhurave të trashëguara në një formë që shmangin taksat. Po ashtu parashikohen ndryshime në menaxhimin e trusteve familjare, një mënyrë për të organizuar zotërimet për trashëgimtarët.

Njoftohet se llogaritarë të specializuar në përgatitjen e dokumentacionit mbi zotërimet që do të përfitojnë trashëgimtarët janë kontaktuar nga shumë të pasur që duan të dinë nëse kanë forma të tjera për të “mbrojtur” zotërimet nga taksimi.

“Nuk kam qenë kurrë kaq i ngarkuar me punë në 25 vjet karrierë,” thotë Randall A. Denha, i cili ka një firmë që organizon dokumentacionin mbi zotërimet për trashëgimtarët. “Shumë njerëz kanë pyetje, sidomos ata që duan të lënë pasuri të konsiderueshme për trashëgimtarët, pasi njerëzit nuk e dinë si mund të ndikohen pronat e tyre në këtë periudhë”.

Shpjegohen “bazat”

Në bazë të ligjit aktual, zotërimet që janë rritur në vlerë dhe trashëgohen nga një brez në tjetrin shpesh përfitojnë nga një “trajtim special” që i mbron nga shuma të mëdha taksash.

Dikush që ka blerë një aksion të kompanisë “Berkshire Hathaway” në 1980 ka paguar 315 dollarë, por sot një aksion i vetëm shitet për 420 mijë dollarë. Nëse zotëruesi shet sot aksionet që bleu në 1981, do të duhej të paguante taksa për shumën ekstra që ka siguruar mbi çmimin “bazë” që pagoi.

Nëse zotëruesi vdes para se ta shesë këtë aksion, trashëgimtari që bëhet zotërues çlirohet nga detyrimi për të paguar taksa për vlerën e shtuar. Nëse ai e shet aksionin me vlerë 420 mijë dollarë, ai nuk paguan taksa.

Duke eliminuar këtë trajtim special për trashëgimtarët, papritmas qindra mijëra dollarë do të jenë të taksueshme.

Problemet e të Pasurve

Ndryshimet që po shqyrton administrata nuk do të ndikojnë tek shumica e amerikanëve. Propozimet përjashtojnë fitimet deri në 1 milion dollarë nga investimet, një shumë mjaft më e lartë se mesatarja e trashëgimisë që lënë amerikanët.

Për super të pasurit, një mënyrë për të mbrojtur zotërimet nga taksimi ka qenë t’i vënë në një trust, që është një entitet i ligjshëm që mban zotërimet në interes të përfituesve, por pa u lejuar atyre të bëhen drejtpërdrejtë pronarë. Disa nga këto truste, të njohura me termin trustet “dinasti” kanë ekzistuar prej disa brezash duke lejuar super të pasurit t’u shmangen taksave për dekada.

Nëse eliminohet mundësia që gëzojnë aktualisht trashëgimtarët për të shmangur taksa për vlerën e shtuar, të pasurit do të hapnin truste, si zgjedhja e preferuar për t’u shpëtuar taksave. Administrata Biden e ka parashikuar këtë.

Arsyeja, thotë një ekspert, është e thjeshtë: “Trustet nuk vdesin kurrë”. Prandaj administrata Biden nuk do që kjo e çarë në rregullore të vazhdojë të ekzistojë.

Rregullore të reja për trustet

Në bazë të ligjit aktual, zotërimet që janë të vëna në një trust nuk taksohen ndërkohë që vlera u rritet. Edhe nëse pronari vendos t’i nxjerrë disa zotërime nga trusti, për shembull të kalojë disa aksione apo bono në një llogari tjetër, zotëruesi nuk ka nevojë të paguajë taksa deri kur t’i shesë këto zotërime.

Administrata e Presidentit Biden propozon që në këtë fazë të kalimit të zotërimeve nga trusti në një llogari tjetër pronari të paguajë taksë mbi fitimet.

Po ashtu, plani parashikon që fitimet e grumbulluara nga zotërimet në truste të taksohen çdo 90 vjet edhe nëse nuk nxirren nga trusti. Pra deklarata se “trusti nuk vdes kurrë“ nuk do të kishte më vlerë sepse çdo 90 vjet fitimet do të taksoheshin një herë në një jetë (90 vjet përfaqëson një jetë më të gjatë se mesatarja amerikane).

E ardhme e pasigurtë

Edhe nëse miratohen këto propozime, thonë ekspertët, zbatimi i tyre nuk është i lehtë.

“Duhet të lejosh në forma të ndryshme që njerëzit të paguajnë taksat kur të vijë momenti,” thotë një ekspert duke shtuar se trashëgimtari mund të mos e dijë çfarë konkretisht zotëron dhe papritur e gjen veten përballë taksash të konsiderueshme, por pa para në dorë për të paguar.

Po ashtu, analistët shtojnë se nuk ka garanci që masa të tilla do të kishin jetë të gjatë. Administrata e ardhshme mund t’i anulojë.

“Edhe mbështetësit më të flaktë duan që këto propozime të peshohen mirë, pasi taksat nga këto ndryshime janë parashikuar si burime financiare për të mbështetur programe të përhershme,” thotë Garrett Watson, analist në Fondacionin e Taksave në Uashington.

Next Post
VIDEO/ Rritet numri i pelikanëve kaçurrel në Lagunën e Karavastasë gjatë pandemisë së COVID

VIDEO/ Rritet numri i pelikanëve kaçurrel në Lagunën e Karavastasë gjatë pandemisë së COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

February 10, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, politologu: Qesharake, zhgënjyese dhe mllefonjëse!

February 10, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Protesta e opozitës, analisti: Synon të prodhojë lajm se në Shqipëri digjen institucionet

February 10, 2026
I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In