• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, një vend në shpërbërje

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga INES POHL

Ines Pohl është një gazetare gjermane, e cila ka qenë për gjashtë vjet kryeredaktore e gazetës Die Tageszeitung, detyrë të cilën do ta kryejë që nga 1 marsi 2017 në televizionin Deutsche Welle.

Shtetet e Bashkuara po japin simptoma të rrezikshme: Provën se sa shpejt shoqëritë demokratike mund të humbasin ekuilibrin, në një botë ku forcat centrifugale të globalizmit po e shkatërrojnë rendin e njohur politik. Në një botë ku njerëzit e gjejnë shpëtimin te nacionalizmi dhe në botën dixhitale nuk gjejnë qetësi, për shkak të tensionimit të vazhdueshëm.

Kontekstet e ngjarjeve nuk analizohen më, siç është e nevojshme. Në vend të kësaj gjenden shpejt fajtorët, bota ndahet në të mirë e të këqij, në “ne” dhe “ata”.

PJESA E PASUR E BOTËS DUHET TË NDAJË

Për shkak se realiteti është bërë shumë i lodhshëm dhe nuk ofron përgjigje të thjeshta më, për shkak se një analizë e ndershme konkludon me idenë se pjesa e pasur e botës duhet të ndajë, sepse ajo e varfra nuk e shikon më pabarazinë në mënyrë paqësore, ndodh kjo që po ndodh.

Për këtë arsye, në vendin e emigracionit, SHBA, është rritur agresiviteti mes kulturave të ndryshme, feve dhe ngjyrës. Prandaj vriten përditë njerëz në rrugë, nxënës shkolle dhe policë. Sigurisht ligjet dorëlëshuara për armët kanë pjesën e vet këtu. Po ashtu, e vërtetë është se edhe racizmi që mendohej si i tejkaluar, luan rolin e tij. Ende.

NJË GJUHË PA BESUESHMËRI

E megjithatë ky problem ka edhe një dimension tjetër. Rendi i njohur, ashtu siç ishin mësuar njerëzit në këtë vend, rrezikon të shpërbëhet. Njerëzit nuk janë më të gatshëm të pranojnë pasojat e një rendi të ri botëror. Politikanet e politikanët nuk po gjejnë një gjuhë të besueshme, që së bashku me institucionet, sindikatat, shoqërinë civile, policët e nëpunësit e shtetit të japin zgjidhjet e duhura.

SKENË PËR INSKENIME

Kush udhëton në vitin 2016 mes për mes SHBA-së, ndeshet me një vend që merr arratinë prej realitetit. Kësaj i përshtatet edhe fakti që Presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon të bëhet një njeri që ka pasur suksese të mëdha në shout televiziv të tipit “Reality TV”. Njerëzit gjejnë strehë në botëra virtuale.

Bëjnë inskenime për fotot që hidhen në Snapchat, Facebook, Instagram apo media të tjera sociale. Kush udhëton nëpër Amerikë mund të shohë se si fëmijët 1 vjeç bëhen gati sapo shohin një kamera. Mund të shohësh se si të rinjtë të shtunave në pub-e, nuk flasin, por ulen përbri njëri-tjetrit për të pozuar për fotot që shkojnë pastaj online.

Realiteti po degradon në një skenë për inskenimin e jetës, që shpesh realiteti nuk e përballon dot. Ka shumë studime që arrijnë në përfundimin se për shumë vetë vizita në restorant, një shëtitje, darka familjare, “përjetohet” vërtet, vetëm kur postohen foto dhe videoklipe. Kjo arrin edhe momente zie, si në përkujtimin para rajonit të policisë në Dallas, ku njerëzit përqafohen në momentin që kamera është ndezur.

Donald Trump e përdor këtë realitet të inskenuar me kështjellat pompoze në sheshet e golfit, me rubinete të artë në “Trump Tower”, ngjyrën e sprucuar të fytyrës apo flokët fals. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse nuk ka substancë.

Trump e bën këtë, sepse herët ka mësuar t’i joshë njerëzit. Dhe ai është kaq shumë i suksesshëm sepse shumë njerëz sot më me dëshirë ëndërrojnë për një botë të shkuar, se të punojnë për një të re.

Next Post

Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Plani kombëtar kundër zjarreve, Lamallari: Investime të reja në kapacitete tokësore dhe ajrore

July 27, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Raporti i AKM: Përmbytjet dhe thatësirat, faturë qindra milionëshe për bujqësinë shqiptare

July 27, 2026
Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

July 27, 2026
Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

July 27, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Rama propozon pagë shtesë për forcat kundër zjarreve, solidarizohet me Francën dhe Spanjën

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

July 27, 2026
“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

July 27, 2026
Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

July 27, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

July 27, 2026
Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In