• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA mund të autorizojë vaksinën AstraZeneca për përdorim urgjent në prill

by Java News
16/03/2021 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultatet e provës së vaksinës COVID-19 të AstraZeneca-s në SHBA po analizohen nga vëzhgues të pavarur dhe autorizimi për përdorim urgjent mund të bëhet pas rreth një muaji, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan.

Monitoruesit e pavarur po analizojnë të dhënat nga studimi me 32,000 persona në SHBA për të përcaktuar nëse vaksina është e sigurt dhe efektive. Nëse rezultatet janë pozitive dhe gjithçka shkon mirë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të studiojë të dhënat dhe do të lëshojnë autorizimin, tha në një intervistë Dr. Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH).

Collins vlerëson se FDA-së do t’i duheshin rreth tre javë për të analizuar të dhënat e provës dhe më pas do të mblidhet një panel këshillues ekspertësh do të mblidhet dhe do të votojë nëse do të rekomandojë autorizimin.

Bordet e pavarura të monitorimit rishikojnë periodikisht të dhënat gjatë provave klinike për t’u siguruar që nuk shfaqen probleme sigurie dhe mund të ndalojnë studimet herët nëse përcaktojnë se një ilaç ose vaksinë ka të ngjarë të dështojë ose kur bëhet e qartë që do të jetë e suksesshme.

Vaksina AstraZeneca, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, është autorizuar për përdorim në Bashkimin Evropian dhe në shumë vende bazuar në të dhëna të veçanta të provës. Rregullatorët amerikanë kanë pritur për të dhënat e Shteteve të Bashkuara.

Disa vende të BE-së kanë ndaluar vaksinimin e AstraZeneca-s pas njoftimeve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze, duke përfshirë hemorragji dhe mpiksjen e gjakut.

I pyetur për ato probleme, zoti Collins tha se ai nuk i ka parë personalisht të dhënat, por është “siguruar mjaftueshëm” nga deklaratat e rregullatorëve evropianë se problemet mund të kenë ndodhur rastësisht dhe nuk kanë të bëjnë me vaksinën.

Me kaq shumë njerëz që vaksinohen, tha Collins, disa do të përjetojnë një mpiksje gjaku që përkon me kohën e marrjes së një vaksine.

“Nuk është aspak e qartë” që njerëzve që marrin vaksinën u mpikset gjaku më shpesh, tha zoti Collins, duke shtuar se “mund të ketë disa reagime disi të ekzagjeruara ndaj diçkaje që nuk ka lidhje me vetë vaksinën.”

Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të hënën se ai nuk sheh asnjë lidhje midis raporteve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës AstraZeneca dhe u bëri thirrje njerëzve të mos kapen nga paniku.

I pyetur në lidhje me shfaqjen e varianteve më ngjitëse që mund t’u rezistojnë vaksinave, zoti Collins tha se studimet e deritanishme sugjerojnë se vaksinat e autorizuara aktualisht nga Pfizer Inc, Moderna Inc dhe Johnson & Johnson do të mbrojnë nga këto variante.

“Nuk mendojmë se jemi në një situatë të vështirë që kërkon veprim të menjëhershëm në SHBA, por do ta ndjekim nga afër situatën,” tha Dr. Collins, një gjenetist që ka udhëhequr NIH-in që nga viti 2009.

Prodhuesit e vaksinave COVID-19 tashmë kanë filluar punën për dozat përforcuese të vaksinave të tyre që kanë në shënjestër një variant shqetësues të zbuluar së pari në Afrikën e Jugut. Ato parashikohet të jenë gati deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022.

Nuk do të jetë e qartë deri në këtë verë apo në vjeshtë nëse një dozë përforcuese është e nevojshme, tha Dr. Collins.

“Unë me të vërtetë shpresoj që kjo të mos ndodhë, por mendoj se do të ishte e papërgjegjshme të mos planifikonim për çdo rast dhe pikërisht këtë po bëjmë,” tha ai./VOA

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Horoskopi 16 Mars 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com