• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA, mision për dërgimin e njeriut në Mars

by A R
11/01/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NASA është duke projektuar sisteme për dërgimin e njerëzve në thellësi të sistemit diellor, në një distancë më të largët sesa më parë, deri në Mars. Filmi imagjinar i vitit 2015, “The Martian” përshkruan se si do të mund të dukej shkuarja në Mars, por këtu në Tokë, inxhinierët dhe shkencëtarët po punojnë për ta bërë këtë ide realitet. Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se Sistemi i Lëshimit në Hapësirë, do të jetë raketa më e fuqishme në botë. Ajo do të dërgojë njerëzit në Mars, transmeton voa.

Në Qendrën e Hapësirës “Marshall” në Huntsville të shtetit të Alabamës, inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke punuar për ta bërë realitet misionin e dërgimi të njeriut në Mars.

Menaxheri i zyrës për programet e shkencës në Qendrën e Fluturimeve në Hapësirë, Paul Gilbert, shpjegon se ata janë ende në faza tepër të hershme të punës për dërgimin e njeriut në planetin e kuq. “Po punojmë me partnerët nga Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirë për të shkëmbyer ide mbi këtë përpjekje. Pra, ne jemi në fazat e hershme të projektimit të misionit. Ne jemi bashkuar si një familje globale për të diskutuar se cili është hapi tjetër dhe çfarë gjëra duam të eksplorojmë së bashku”.

Ekipet në Qendrën Marshall të Fluturimeve në Hapësirë po bëjnë prova me ide të ndryshme për të realizuar në tokë konceptin e ndërtimit të një anije hapësinore e cila mund të mbështesë jetën në temperaturë tepër të ulëta, si në Mars. Përpjekjet përfshijnë projekte për ndërtimin e një anije që mund të ulet në terrenin e Marsit. “Gjysma e poshtme është skena e uljes, e cila është e pajisur me sisteme shtytëse për të mundësuar një ulje të lehtë. Në pjesën e sipërme është pjesa ku vendosen ngarkesat e nevojshme”, thotë z. Gilbert Në një pjesë tjetër të kompleksit të NASA-s po hartohen dhe testohen sonda që mund të dërgojnë njerëz në thellësi të hapësirës. Këtu, ekipet janë duke përdorur Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si një model për mënyra të reja të prodhimit të oksigjenit. Specialisti i NASA për jetën në hapësirë, David Smitherman shpjegon veçoritë e objektit. “Kemi një dhomë të shërbimeve poshtë në nivelin më të ulët, dhomë stërvitjeje, që duke si një bodrum në katin e poshtëm. Kati kryesor ka hapësirë për katër dhoma gjumi për anëtarët e ekuipazhit”. Ekipet e NASA-s janë gjithashtu duke bërë simulime me teknologjinë tre dimensionale, 3D për të parë se si mund të përdoren shkëmbinjtë e Marsit për të ndërtuar struktura me materiale që tashmë ekzistojnë atje.

Pjesë të ndryshme të raketës së lëshimit në hapësirë, të cilat do të bartin sondën Orion, janë duke u ndërtuar në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Sonda Orion, pasardhëse e programit të NASA-s për vajtje-ardhje në hapësirë, në dhjetori të vitit 2014 bëri një udhëtim provë të suksesshëm në thellësi të hapësirës me ekuipazh në bord, një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të shkuar në Mars.

Shkencëtarë dhe inxhinierë të NASA-s tani janë duke punuar në realizimin e fluturimit të parë të sondës Orion me sistemin e ri të lëshimit. Ky test nuk do të ketë njerëzit në bord.

Motorët e raketave janë duke u testuar dhe NASA pret fillimin e përdorimit të versionit të parë të këtij sistemi në vitin 2018.

“Kur të instalohen elementet kryesorë të sistemit të ri të lëshimit dhe sondës Orion, unë mendoj se vendi do të jetë krenar për investimin që ka bërë në NASA”, thotë Patrick Scheuermann, ish drejtor i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore, Marshall, i cili në nëntor to vitit të kaluar u largua nga NASA për të dalë në pension.

Ekspedita e parë në Mars është planifikuar të realizohet në vitet 2030.

Next Post

"Dita": Mos na pengo më tutje, zoti kriminel!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In