• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Dita”: Mos na pengo më tutje, zoti kriminel!

by A R
11/01/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Dita i ka shkruar një letër ish kryeministrit Berisha. “Tërhiqu me marifet në botën tënde private pa e ndotur më tutje botën shqiptare”, shkruan Viktor Malaj për gazetën “Dita” sot, shkrim me të cilin hapet edhe gazeta.

Artikulli i plotë:

Fatkeqësisht, si me gjendjen e sotme të punëve, si me ndryshimet e parashikuara në “Reformën në Drejtësi”, nuk ka kurrfarë gjasash që ti të ndëshkohesh për krimet e kryera. E drejta vërtet të dënon, por morali i kohës të mbron. Ndërsa morali i së ardhmes do të të damkosë. Me kusht që vërtetë e ardhmja të ketë moral…

*********

Zoti kriminel! Ka ardhur koha të kuptosh se gjithçka e ka një kufi. Si e mira, ashtu edhe e keqja, si shërbimet ndaj popullit, ashtu edhe dëmet ndaj tij, si përfitimet, ashtu edhe humbjet. Edhe nëse ti beson se je Jezusi, profeti Muhamet apo Nënë Tereza, duhet të besosh edhe tjetrën, se jo vetëm sundimtarët, por edhe këto figura të mëdha të njerëzimit e kanë pasur një fund. Një fund kohor dhe një fund prej shërbyesi. Ti duhet të dish se lavdia nuk përcaktohet nga koha e shërbimit por nga sasia, cilësia dhe morali i shërbimeve. Gjithashtu, ti duhet të bindesh se lavdia nuk imponohet përgjithmonë.

Ti e ke të gjithë përvojën personale që të vësh re se kjo racë qeniesh të gjalla, në regjistrat e të cilës të ka rënë fati të regjistrohesh edhe ti, është shumë e çuditshme. Ajo të ngre në qiell sot dhe të fundos mot, dhe anasjelltas. Të do shumë, qan nga mallëngjimi për ty sot por të fyen, të baltos dhe, larg qoftë, të dërgon në botën tjetër nesër. Jo me dorën e Zotit, por të vetë robit, se edhe ai (robi) është pjesë e të njëjtës racë siç je ti që ke çuar në botën tjetër disa qenie të pafajshme.

Zoti kriminel! Unë besoj se ti ke qenë mjaft i suksesshëm deri tani. I suksesshëm si sundues, i suksesshëm si mashtrues dhe akoma më i suksesshëm si përfitues. Megjithëse je përfituesi kryesor i sukseseve të tua, nuk besoj se je merituesi i vetëm i tyre. Suksesi yt buron nga aftësia jote. Nga aftësia për të qenë gjithçka dhe asgjë; nga zotësia për t’u dukur ai që nuk je dhe për të qenë gjithçka të kërkojnë situatat të jesh. Guximi yt për të luftuar kundër qenies tënde të mëparshme është unik. Por, akoma më mbresëlënëse është këmbëngulja jote për t’i shpallur të këqij, të dëmshëm dhe kriminelë të gjithë ata që doje dikur, që imitoje dikur, që glorifikoje dhe respektoje dikur. Madje, edhe ata të cilëve iu shërbeje me përkushtim dhe krenari.

Ti ke pasur guximin të shkelmosh gjysmën e parë të së kaluarës tënde politike në shërbim të gjysmës tjetër, megjithëse ajo gjysma e parë ishte thuajse e panjollë moralisht ndërsa gjysma e dytë të ka vënë vulën e kriminelit politik. Gjysma e parë të ndihmoi të bëheshe njeri, ndërsa gjysma e dytë të bëri sundues. Ti nuk ishe i kënaqur me të qenit njeri sepse ëndërroje sundimtarin, madje, me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe duke sakrifikuar popullin tënd. Si të gjithë sundimtarët edhe ti i thur lavde sundimit tënd, edhe pse populli yt nuk të do dhe të ka shkelmuar disa herë me votë, por edhe me dru kur ia ke hequr mundësinë e votimit apo ia ke bërë të pavlefshëm atë me mjetet që përdorin kriminelët.

Ti ke pasur fatin të jesh i zgjuar dhe i shkolluar, por ti i plotëson të gjitha kushtet për të qenë kriminel. Jo kriminel i zakonshëm sepse të tillë ka me shumicë në çdo vend dhe në çdo kohë. Të jesh kriminel politik është një privilegj në mjediset e botës së krimit. Duke qenë i shkolluar ti ke bërë për vete shumicën e budallenjve të vendit tënd dhe ke mundur të afrosh edhe shumë kriminelë të tjerë më të vegjël. Kaq i madh është numri i budallenjve saqë edhe sot, pas 25 vitesh të veprimeve kriminale të shoqëruara me sjelljeje donkishoteske, numri i ndjekësve të tu entuziastë dhe stoikë na bën të dyshojmë në vlerat e qenies njerëzore dhe nuk na e zgjidh mëdyshjen nëse njerëzimi meriton kaq apo më tepër, moralisht dhe materialisht.

Po të mos kishe qenë aq dinak dhe me shumë fytyra, po të mos kishe qenë i pamëshirshëm, brutal dhe vulgar, nuk do të kishe mundur t’iu mbijetoje sjelljeve dhe intrigave të bashkëpunëtorëve të tu të të njëjtës cilësi morale. Ti ke pasur fatin të veprosh e sundosh në kohën e një krize të thellë morale të shoqërisë shqiptare, në kohën e degradimit thuajse të plotë të çdo idealizmi dhe altruizmi dhe, rrjedhimisht, një ambient i tillë është ideal për lulëzimin e racës së sharlatanëve, ashtu sikundër një tokë e pakultivuar favorizon rritjen e barërave të këqija. Numri pambarimisht i madh i horrave që të kanë rrethuar dhe shërbyer, që të kanë lavdëruar kur ua shpërbleje shërbimet dhe të kanë mallkuar kur iu prisheshin interesat e tyre dhe që distancën me ty e kanë mbajtur në raport me këto interesa dhe jo me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, është dëshpërues. Ndërsa numri i lakenjve që të rrethojnë ende dhe që betohen për besnikërinë ndaj rrugës tënde kriminale është kobndjellës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mirëpo, fati i keq i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk je vetëm ti. Në historinë e njerëzimit, asnjë kriminel politik nuk ka mundur të jetë i suksesshëm kundër popullit të vet pa pasur përreth një lukuni shërbëtorësh dhe borizanësh të pamoral. Por, edhe kjo s’ka qenë e mjaftueshme. Që të jetë i suksesshëm, krimineli politik ka nevojë edhe për rrethana shoqërore e politike mbështetëse dhe, gjithashtu, edhe për kundërshtarë politikë të padenjë apo të pazotë. Herë më pak e herë më shumë, këta faktorë të kanë favorizuar edhe ty. Madje, edhe rrethanat e jashtme kanë qenë kryesisht ndihmuese për ty, ngaqë ata që na kanë propaganduar demokracinë dhe drejtësinë, në praktikë kanë respektuar sundimin tënd për të siguruar interesat e tyre, duke e konceptuar dhe trajtuar Shqipërinë si një parcelë eksperimentale politike, si një laborator kaviesh sociale që nuk meritojnë më shumë.

Ti mund të mllefosesh pse unë të cilësoj kriminel pa kurrfarë ngurrimi. Mirëpo arsyeja ime e ka të pamundur të pranojë që një qytetar i thjeshtë të pushohet nga detyra e një nëpunësi të thjeshtë me arsyetimin se para 20 vjetësh, duke “xhiruar gomat e makinës” ka prishur qetësinë publike në qytet, ndërsa një qytetar tjetër i këtij vendi, i cili ka terrorizuar sistematikisht, 25 vjet radhazi, me fjalë, sjellje dhe veprime gjithë popullin shqiptar, të mbaj postet më të larta shtetërore politike dhe, madje të aspirojë e luftojë sërish për të qenë sundimtar i përjetshëm.

Morali im nuk ma lejon që një shtetas i thjesht shqiptar që fyen dikë në një ambient publik, qoftë dhe një herë të vetme, të quhet i padenjë, ndërsa një shtetas tjetër që fyen, shpif e kërcënon mijëra shqiptarë, thuajse çdo ditë përgjatë një çerek shekulli, të konsiderohet udhëheqës i vendit dhe ajkë e shoqërisë. Formimi im juridik nuk më lejon që një bashkëkombës i imi që ka rrahur, plagosur apo vrarë një njeri të shpallet kriminel dhe të dënohet si i tillë, ndërsa një tjetër bashkëkombës i imi, i cili ka dhunuar, burgosur dhe vrarë dhjetëra shqiptarë, të dekorohet dhe të shpallet figurë e shndritshme kombëtare. Nuk mund të pranoj që braktisja e një vendshërbimi në kohë lufte nga një ushtar i thjeshtë të quhet tradhti kombëtare, ndërsa dhënia e 255 km2 det Greqisë në kohë paqeje nga drejtuesit e shtetit tim të konsiderohet si veprim normal apo, e shumta, një gabim teknik. Arsyeja nuk më lejon që ushtari që i dorëzon dikujt armën e shërbimit të dënohet si kriminel, ndërsa Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë që ua jep gjithë armatimin gangsterëve të rrugës të nderohet si atdhetar dhe figurë madhore kombëtare.

Një shoqëri nuk mund të jetë as e drejtë dhe as e moralshme nëse shpall hajdut dhe ndëshkon si të tillë një vjedhës xhepash a makinash dhe, nga ana tjetër, nderon si prijës dhe atdhetar një shpërdorues fondesh shtetërore prej qindra milion eurosh. Fakti që i pari dënohet sapo të kapet, ndërsa i dyti nuk dënohet kurrë për shkak të pushtetit që ka apo që lë trashëgim, apo sepse një grup të madh njerëzish, që ka guximin t’i quaj parti, i përdor si bandë terroriste për ta mbrojtur nga ndëshkimi, nuk do të thotë se i pari është më i rrezikshëm se i dyti.

Mendoj se ka ardhur koha të kuptosh se gangsterizmi, që në rini të bën të rrezikshëm, në pleqëri të bën edhe qesharak. Prandaj duhet hequr dorë nga vazhdimi i kësaj odiseje, ku kriminalja përzihet me donkishotesken. Lëre popullin shqiptar në hallet e veta! Mos e pengo edhe në këtë hap që po përpiqet të hedhë në ngritjen e strukturave të dënimit të së keqes dhe në hapjen rrugë përparimit të vendit. E kuptoj se i frikësohesh të kaluarës tënde kriminale, por mos u druaj.

Fatkeqësisht, si me gjendjen e sotme të punëve, si me ndryshimet e parashikuara në “Reformën në Drejtësi”, nuk ka kurrfarë gjasash që ti të ndëshkohesh për krimet e kryera. E drejta vërtet të dënon, por morali i kohës të mbron. Ndërsa morali i së ardhmes do të të damkosë. Me kusht që vërtetë e ardhmja të ketë moral. Dhe unë besoj fort se e tillë do të jetë.

Tërhiqu me marifet në botën tënde private pa e ndotur më tutje botën shqiptare! Të sotmen dhe të ardhmen e saj.

Next Post

DiCaprio më në fund mund ta fitojë çmimin Oskar me “The Revenant”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

May 3, 2026
“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

May 3, 2026
Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

May 3, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

May 3, 2026
Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

May 3, 2026
“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

May 3, 2026
Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

May 3, 2026
“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

May 3, 2026
Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

May 3, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Shpërthimi në dyqanin e shërbimeve të internetit në Tiranë, Policia jep detaje

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In