• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, mesazh shqiptarëve: Pasuritë e korrupsionit dhe të krimit do t’ju kthehen juve

by A R
24/11/2020 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një Seminar të OSBE-së, foli për konfiskimin e pasurive të siguruara nga krimi, madje dha edhe një shembull konkret suksesi, duke sugjeruar qeverinë që të vazhdojë të mbështesë sekuestro të tjera të këtij lloji, me qëllim që pasuria e grabitur ose e vënë në rrugë kriminale të rikthehet sa më parë në shërbim të popullit.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.

Disa nga pikëpamjet që ndau ambasadorrja Yuri Kim në këtë takim:

Në këtë pikë, Shqipëria është vendi më i përparuar në Evropën Juglindore kur bëhet fjalë për të vënë në praktikë kornizën legjislative për ripërdorimin shoqëror të pasurive të konfiskuara.

Unë do të doja të përgëzoja Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për punën e saj të shkëlqyeshme në këtë fushë si dhe angazhimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile. Ne tashmë kemi disa shembuj të mirë ku pasuritë e krimit të organizuar u vunë në përdorim të komunitetit për të cilin jam i sigurt se do të dëgjoni më shumë.

Dhe kur të ardhurat e krimit ripozicionohen për të mirë, është transformuese! Merrni për shembull një furrë buke – KeBueno në Fier, e drejtuar nga ENGIM, një nga organizatat e shoqërisë civile në këtë qark- që ka përdorur fonde nga pasuritë e konfiskuara për të punësuar dhe trajnuar viktimat e krimit. Këta punonjës tani janë duke u kujdesur për familjet e tyre dhe duke kontribuar në bazën e taksave që drejton shërbimet publike në Shqipëri – duke krijuar një rreth restaurues.

Sigurisht, puna e mirë nuk ka mbaruar ende dhe ne nuk mund të kënaqemi lidhur me sukseset tona të deritanishme. Unë inkurajoj qeverinë të sigurojë që fondet që ajo drejton për projektet sociale të jenë të qëndrueshme, me synimin për të zgjeruar këto suksese në të gjithë vendin. Përmes përpjekjeve të të gjithë aktorëve të rendit të ligjit dhe shoqërisë civile, sukseset e Shqipërisë në këtë fushë mund të shërbejnë si një model për rajonin.

Kështu që unë ju përgëzoj të gjithëve për pjesëmarrjen sot; Përshëndes angazhimin tuaj të fortë për të përmirësuar regjimin e konfiskimit të pasurive, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Ju jeni duke bërë një investim të kohës dhe energjisë tuaj në një të ardhme më të ndritur për vendin tuaj. Dhe unë e lavdëroj OSBE-në për kryerjen e kësaj pune të rëndësishme përballë sfidave që sjell COVID dhe për sjelljen e një qasjeje rajonale jetike për një çështje kaq të rëndësishme.

/a.r

Next Post
UEFA i bën jehonë golit të Rey Manaj ndaj Bjellorusisë!

UEFA i bën jehonë golit të Rey Manaj ndaj Bjellorusisë!

Comments 1

  1. Dashi says:
    5 years ago

    Kur?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In