• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

SHBA, mbi 34 milionë dollarë Kosovës për projekte zhvillimi. Ambasadori amerikan: Fondi mbështet synimet strategjike amerikane për…!

by Java News
15/09/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Prishtinë, Kerry Monaghan Hogler, nënshkruan të premten një donacion prej mbi 34 milionë dollarësh për Kosovën.

Marrëveshja e nënshkruar sot synon të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët e Kosovës nëpërmjet investimit në institucione publike. Presidentja Osmani tha se donacioni do të përqendrohet në fuqizimin e administratës publike, eliminimin e burokracisë dhe promovimin e transparencës.

“Duke nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagmit ndaj nevojave të qytetarëve tanë. Si një marrëveshje e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, të llogaridhënies dhe rritjes ekonomike, ajo hap rrugën për një të ardhme më premtuese, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për Kosovën”, theksoi presidentja Osmani.

Ajo tha se përtej ndihmës financiare marrëveshja është dëshmi e qëndrueshmërisë së partnertitetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambsadori amerikan në Prishtinnë, Jeff Hovenier, tha se ky donacion do të mbështesë synimet strategjike amerikane për Kosovën.

“Mendoj se është me vend të shfrytëzoj këtë mundësi për të rikonfimuar partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me popullin e Kosovës. Ky fond shtesë do të mbështesë synimet strategjike amerikane për Kosovën, duke përfshirë përpjekjet për integrimin e Kosovës në institucione euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes ekonomike dhe prosperitetit si dhe përpjekjet për të fuqizuar qeverisjen e mirë dhe për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të institucioneve demokratike”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur duke nënvizuar se që nga përfundimi i luftës, në Kosovë janë investuar mbi 2 miliardë dollarë amerikan./m.j

Next Post
FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com