“Shtetet e Bashkuara i kuptojnë sfidat strategjike me të cilat përballen gratë globalisht dhe pengesat për përfaqësim në udhëheqjen politike, dhunën e përhapur kundër grave dhe vajzave, pabarazinë e vazhdueshme. Por, këto çështje mund dhe do të tejkalohen me angazhimin tonë të përbashkët”, deklaroi sot e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Leyla Moses-Ones në hapjen e Institutit për Gratë në Politikat Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Sigurisë, mbajtur në Tiranë.
Ajo theksoi se gratë në mbarë botën kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve. Në fillim të qershorit, Shtetet e Bashkuara botuan Strategjinë e Sh.B.A-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – një kornizë e gjerë mbarë-qeveritare që artikulon angazhimin tonë për të mbështetur pjesëmarrjen domethënëse të grave në përpjekjet për sigurinë. Kjo strategji u mandatua nga Akti Dypartiak i vitit 2017 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të cilin Kongresi ynë e miratoi për të rritur rolet e grave në të gjithë botën në operacionet e paqes dhe sistemet politike, qytetare, ekonomike dhe të sigurisë”.
“Gratë sjellin aftësitë tona më të mira në sektorin e sigurisë – aftësinë për të vlerësuar me ndershmëri atë që ne e quajmë “e vërteta në terren” – ose realitet; aftësia për të dëgjuar muzikën e konsensusit pavarësisht zhurmës, një vizion afatgjatë të stabilitetit dhe aftësitë negociuese që merr parasysh këndvështrime kyçe të sigurisë që ndikojnë në familjet tona, të tilla si: shkaqet rrënjësore, shëndetësi, arsimi, varfëria, kultura e dhunës dhe intoleranca fetare”, u shpreh më tej e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së
Leyla Moses-Ones theksoi se Shtetet e Bashkuara i kuptojnë sfidat strategjike me të cilat përballen gratë globalisht dhe pengesat për përfaqësim në udhëheqjen politike, dhunën e përhapur kundër grave dhe vajzave, pabarazinë e vazhdueshme. Por, këto çështje mund dhe do të tejkalohen me angazhimin tonë të përbashkët. Jemi entuziastë që jemi bashkuar me partnerë si ju, për të shqyrtuar potencialin e plotë të grave në siguri; për të ngritur tematikën e Grave, Paqes dhe të Sigurisë si përparësi. Zëri i grave duhet të përfshihet. Perspektivat e grave duhet të merren parasysh. Fuqizimi i grave duhet të jetë i plotë dhe i barabartë në çdo hap. Ne jemi 50 përqind e njerëzimit që duhet të sillet në vendimmarrjen e së tashmes, si dhe politikat që i japin formë të ardhmes”.
“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju teksa punojmë për të rritur rolin e grave në kapërcimin e kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme të sigurisë dhe për të përkrahur paqe dhe begati më të madhe”, deklaroi ajo.
/a.r











