• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA lodhet me takimet e kota, Trump i frustruar me Rusinë dhe Ukrainën: Mjaft me fjalë, vepra

by A R
12/12/2025 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë njofton se Donald Trump është i furstruar me Ukrainën dhe Rusinë. “Presidenti nuk dëshiron më shumë bisedime, ai dëshiron veprime”, u shpreh zëdhënësja Karoline Leavitt, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë një përfaqësues në bisedimet europiane vetëm “nëse ka një shans të vërtetë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje”.

“Presidenti është jashtëzakonisht i frustruar me të dyja palët e kësaj lufte dhe është i lodhur nga takimet vetëm për hir të takimeve. Ai nuk dëshiron më shumë biseda. Ai dëshiron veprime. Ai dëshiron që kjo luftë të marrë fund. Dhe administrata ka kaluar më shumë se 30 orë vetëm në dy javët e fundit duke u takuar me rusët, ukrainasit dhe europianët dhe duke folur edhe me ta”, tha Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Vetë presidenti Trump tha se Amerika nuk është e përfshirë në luftë, por vetëm në negociata. Por konfirmoi se do të jetë pjesë e garantuesve të sigurisë për Ukrainën dhe Europën, shkruan A2 CNN.

“Quhet marrëveshje sigurie. Ne do të ndihmonim me sigurinë sepse është një faktor i domosdoshëm për ta arritur atë. Mendova se ishim shumë afër me Rusinë dhe Ukrainën për të pasur një marrëveshje. Në fakt, përveç Presidentit Zelensky, popullit të tij i pëlqen koncepti i marrëveshjes. Ka katër ose pesë pjesë të ndryshme, paksa të komplikuara sepse po e pret tokën në një mënyrë të caktuar. Nuk është gjëja më e lehtë. Është si një marrëveshje komplekse pasurish të paluajtshme shumëzuar me një mijë. Por është një marrëveshje që do të kishte ndaluar vrasjen e mijëra jetëve çdo muaj”, tha Trump.

Trump shtoi më tej se Shtetet e Bashkuar kanë shpenzuar afërsisht 350 miliardë dollarë në ndihmë të Ukrainës dhe në këmbim mori mineralet e rralla. Gjithashtu saktëson se Amerika po i shet armë Europës me çmim të plotë dhe më pas ata i dërgojnë në Kiev.

Next Post
Nga fabrikat te shkollat, shëndetësia e transportet, sot greva e përgjithshme në Itali, sindikatat kundër projektbuxhetit të qeverisë

Nga fabrikat te shkollat, shëndetësia e transportet, sot greva e përgjithshme në Itali, sindikatat kundër projektbuxhetit të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In