• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA, kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, takim me Johannes Hahn

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Në kuadër të punimeve të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, në vazhdën e Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati u ndal mbi ecurinë e krijimit të zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë, si hap i qartë që dëshmon një rol në rritje të Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme në rajon dhe procesin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të normalizimit të klimës së marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona.

Gjithashtu Ministri Bushati u ndal në krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, si shenjë e vullnetit politik dhe vizionit të ri, për një rajon të paqtë në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë, për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin e për të inkurajuar distancimin e të rinjve nga fenomenet e ndasive, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes.

Duke u ndalur në sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot rajoni e me gjerë, Ministri Bushati evidentoi rolin dhe kontributin gjithnjë në rritje të rajonit në arkitekturën e sigurisë në kontinent, si dhe faktin se adresimi i këtyre sfidave ka nxjerrë në pah ndërvarësinë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në përballimin me sukses të tyre.

ma.me

Next Post
Veliaj: Standarde më të mira për 8 mijë banorë, investimet e bashkisë rrisin vlerën e pronës

Veliaj: Standarde më të mira për 8 mijë banorë, investimet e bashkisë rrisin vlerën e pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In