• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Standarde më të mira për 8 mijë banorë, investimet e bashkisë rrisin vlerën e pronës

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër bllok i rikualifikuar banimi në rrugën “Fadil Rada”, Njësia Administrative Nr. 2, i shtohet Tiranës. Tetë mijë banorë pranë zonës që njihet si ish ATSH-ja, tashmë kanë ambiente çlodhëse, lulishte, një kënd lojërash për fëmijë dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore e nëntokësore. Ky bllok banimi është pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për transformimin e rreth 50 lagjeve të qytetit. Pasi inspektoi punën e kryer nga Ndërmarrja nr. 2 e Qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu falenderimin e tij për punonjësit e bashkisë, të cilët e përfunduan projektin vetëm në 8 javë punë.

“Faleminderit punëtorëve tanë duarartë, të cilët në një kohë rekord e kthyen këtë zonë, nga një kazan i madh mbeturinash e balte, m’u në mes të Tiranës, në një lagje që dallon si dita me natën nga çfarë ishte më parë. Ky është një nga investimet që bashkia e ka bërë vetëm me fuqinë e vet punëtore, çka tregon se më në fund e kemi kthyer besimin në institucionet publike”, tha Veliaj. Ai shtoi se pikërisht, puna e kryer në këtë bllok banimi tregon qartë se kur ka vullnet, edhe me mundësi të reduktuara mund të bëhen punë shumë të mira.

“Edhe ndërmarrjet publike mund të punojnë me një cilësi po aq të mirë, madje në këtë rast edhe më të mirë, se sa kompanitë private”, shtoi Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se ndërsa është e pamundur për të zhbërë të gjitha ato që janë bërë keq në të shkuarën lidhur me zhvillimin urban të qytetit, bashkia synon që përmes ndërhyrjeve të sjellë pak më shumë dinjitet në këto hapësira, krahasuar me çfarë ishin më përpara. Veliaj falenderoi gjithashtu edhe banorët e zonës që bashkëpunuan me ndërmarrjet e bashkisë, duke dhënë diçka nga prona e tyre për të krijuar mundësi më të mëdha për një jetë komunitare.

“Zakonisht secili tregohet shumë i ngurtë kur lë pak territor nga shtëpia e tij, por kjo ka qenë një nga zonat model ku secili ka dhënë pak metra nga avllia në të mirë të komunitetit. Kjo i ka rritur vlerën pronës dhe sot kemi një produkt që është shumë herë më cilësor se ato që bëhen në vende të tjera. Kjo është një lagje model, çka na motivon që të vazhdojmë të investojmë në njësinë 2”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Më tej, ai shtoi se kjo është vetëm një prej 50 lagjeve ku po ndërhyhet, çka sipas tij po sjell dhe një rritje të vlerës së pronës së qytetarëve që jetojnë aty.

“Kjo është arsyeja pse në Tiranë është rritur vlera e shtëpisë. Do të thotë që për një qytetar që në 1 janar kishte një shtëpi të caktuar me një vlerë të caktuar, sot ka një vlerë 16 % më të madhe, vetëm falë këtyre investimeve. Ajo që kërkohet është që t’i ruajmë, mos t’i vandalizojmë, ta mbajmë pastër, sepse ndihmon që ky investim, i cili është i pari pas 60 viteve në këtë lagje, të jetë më jetëgjatë”, tha Veliaj.

Pas dy muajsh punë, në këtë zonë u mundësua lirimi i hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, u kryen ndërhyrje në infrastrukturën e nëndheshme, përfshi kanalizimet dhe vendosjen e rrjetit të internetit e telefonisë. Gjithashtu, u bë sistemimi i rrjetit të ujërave të shiut, si dhe u ndërtuan dhe u riparuan rrugët dhe trotuaret. Në zbatim të projektit të rikualifikimit urban u mundësua edhe krijimi i hapësirave publike, shtimi i gjelbërimit në zonë, si dhe krijimi i dy lulishteve.

v1v2v3v4v5

Next Post
(Video) Sherri për një vajzë, momenti kur vritet 17-vjecari në Pogradec

(Video) Sherri për një vajzë, momenti kur vritet 17-vjecari në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com