• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

SHBA i mbyll gojën qytetarit dixhital

by Ardit Rada
08/06/2016 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Rrufeja që Uashingtoni lëshoi sot mbi opozitën nuk ishte një e papritur e madhe. Ajo më tepër se gjithçkaje tjetër i dha fund ankthit të publikut dhe vetë politikës se kur Amerika do të flasë shkurt e shqip dhe me emra konkretë, e bën vërtetë. Paralajmërimi i ambasadorit Donald Lu se ata që nuk e duan reformën në Drejtësi do të turpërohen, sot është përshkallëzuar në një nivel më të lartë.

Ambasadori i aleatit më të madh u ‘sfilit’ jo vetëm duke bredhur javë për javë nga zyra e Bashës tek ajo e Berishës, jo vetëm duke çuar Ramën në Uashington te Obama, jo vetëm duke parë nga afër mbledhjet e grupeve parlamentare, por edhe i vënë nën akuzë nga figurat kyçe të PD-së se po u prekej sovraniteti.

Sot, ndryshe nga të majtët e këtij vendi, amerikanët kanë kuptuar se në PD nuk drejton Berisha, por edhe pasardhësi i tij është po njësoj dhe e bashkëqeveris partinë me të njëjtin plan pune. Ata mendojnë njësoj, sulmojnë njësoj, përgjojnë njësoj. Dikush përmes qytetarit dixhital e dikush përmes shantazheve se Lu-së do t’i publikohen e-mailet, që e bëjnë bashkëfajtor në dështimin e tryezës së 6 qershorit. E paprecedentë po aq sa reagimi i SHBA-ve është edhe kërcënimi se opozita do t’i djegë mandatet nëqoftëse edhe një deputet i vetëm i saj e voton draftin.

Por përse i gjithë ky kërcënim, presion, shantazh kundër reformës në Drejtësi? Pretendimi se mazhoranca do ta kapë drejtësinë përmes emërimeve ka rënë sot njëherë e mirë teksa SHBA-të dhanë OK për të votuar pikërisht draftin përfundimtar të Komisionit. Dhe Barack Obama, që ia kishte lënë Donald Lu-së ‘amanet’ reformën, zor se është dakord që gjyqtarët dhe prokurorët nesër t’i zgjedhë Edi Rama…

Kundërshtitë ndaj reformës gjer në konfliktimin ekstrem me Amerikën kanë lidhje me strategjinë e PD-së për të sulmuar qeverinë siç ka bërë që ditën e parë të mandatit duke publikuar emra zyrtarësh të dënuar apo implikuar. Apo siç Berisha është kthyer në profet dhe falë qytetarit dixhital e di se çfarë do të ndodhë pas një jave. I gjithë ky informaicon i ardhur nga ‘Qytetari Dixhital’ me reformën në drejtësi nesër do të shterojë. Sepse Qytetari Dixhital janë ata që nga brenda zyrave të sistemit të drejtësisë i rrëfehen Berishës që i zgjodhi dikur. Janë ata që për 25 vite kanë tjetërsuar pronat, kanë dënuar të pafajshëm, kanë liruar vrasës dhe e kanë kthyer derën e Gjykatës në ferrin ku populli thotë ‘as hasmin mos e pafsh këtu’. Qytetari Dixhital janë gjykatësit dhe prokurorët që pas reformës do të ‘vdesin’ dhe Berisha mbetet memec.

Next Post

Gjykata u përgjigjet pyetjeve të Tahirit, sqaron pse u caktua Aliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In