• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA e ka marrë vendimin përpara GJK: Ilir Meta është thjesht një President ceremonial!

by A R
02/07/2021 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se dy vitesh, fillimisht Komisioni i Venecias, më pas Gjykata Kushtetese, dhe prapë Komisioni i Venecias kanë në dorë por nuk i kanë dhënë zgjidhje përfundimtare angazhimit të fortë të Presidentit të Republikës në politikën e brendshme shqiptare, që nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, dekretimi, zhdekretimi dhe ridekretimi i tyre, në një lojë të rrezikshme dhe situatë delikate të vendit, deri te përfshirja e drejtëpërdrejtë në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Pyetjet që kanë lindur, si atëherë dhe tani janë ato nëse ka të drejtë Presidenti të kthehet në një aktor, faktor dhe ndikues në proceset politike apo ai ka dalë përtej rolit të tij kushtetues, detyrave që i ka lënë kushtetuta me ligj? A ka qenë Presidenti i njëanshëm apo më saktë palë me njërën palë duke dalë hapur kundër mazhorancës qeverisëse duke shkelur kushtetutën, apo në mungesë të opozitës, gjykatës kushtetuese, ai merr atribute që nuk i kanë takuar ndonjë presidenti më parë në këtë vend, as Sali Berishës në periudhën 1992-1997? A duhet shkarkuar Presidenti sepse ka shkelur çdo ligj të vendit, ka minuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, e sidomos dhe kryesisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo roli që ai u përpoq t’i jepte vetes si sovranist ishte normal brenda kornizave të detyrës institucionale?

Për shumicën e shqiptarëve gjërat janë të qarta. Shumica e shqiptarëve e kanë një ide për këtë, nisur edhe nga çfarë ndodh përreth, çfarë ndodh çdo ditë, çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë. Problemi është se për Gjykatën Kushtetuese shqiptare ai ka nevojë për interpretim dhe riintepretim nga Venecia. Gjykata Kushtetuese e hoqi pataten e nxehtë nga vetja edhe këtë herë duke ia lënë këtë detyrë të huajve dhe duke e shtyrë vendimin të paktën derisa të shprehet Komisioni i Vencias.

Por ndryshe nga shteti shqiptar dhe institucionet e tij, të reja e të vjetra që nxjerrin një mijë e një arsye për të mos i dhënë zgjidhje problemeve delikate, ku ndërthurren interesa politike, dhe ecin me hapin e breshkës, amerikanët duket se e kanë zgjidhur shumë kohë më parë këtë problem. Nuk është se themi ndonjë gjë të re në këtë drejtim, por prezenca e kryetarit të shtetit në festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të organizuar në rezidencën e Ambasadores Kim mund të ketë sjellë pak habi. Aq më tepër kur në mënyrë demonstrative vetëm një ditë më parë Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë Philip Reeker që nuk shquhet shumë për taktin diplomatik, me mospërfshirjen në axhendën e takimeve ia bëri të qartë Presidentit se ai nuk është më një partner i besueshëm për SHBA dhe jashtë planeve të tyre për Shqipërinë.

E ndërsa Reeker i dha shkopin, Kim i ofroi karrotën Metës, që ndoshta edhe i kompleksuar nga gjithçka që flitet dhe përflitet për të në raportin delikat me SHBA-në nuk ngurroi për ta kafshuar. Nisur nga fakti që pritjet e ambasadorëve amerikanë shihen në korridoret politike të Tiranës si çështje statusi dhe në to vrapon të mos mungojë asnjeri, që nga Presidenti deri te niveli më i ulët i ftuar, Ilir Meta mesa nuk mundi ta refuzonte shkuarjen si për t’i thënë shumë shqiptarëve se amerikanët nuk kanë asgjë me të. Vetëm se karrota e Kim duket se ishte më e hidhur edhe se shkopi i Reeker, apo fjalët e vendosura të Mathew Palmer pak muaj më parë në bisedën on line.

Karrota e Kim nuk bëri gjë tjetër veçse tregoi se SHBA e kanë marrë vendimin për Ilir Metën, shumë kohë përpara Gjykatës se re Kushtetuese. Ilir Meta për amerikanët është thjesht një president ceremonial, as faktor, as aktor, as bashkëpunëtor. E ftojnë në ceremoni formale për shkak të protokollit, por nuk e takojnë në atë kur bëhet fjalë për tema e çështje serioze. Për SHBA ai është një President në detyrë që duhet respektuar për pozicionin në këtë moment, por pa të ardhme politike.

/Gazeta SI/ a.r

Next Post
FOTO/ Me trupin e plakur të një 80-vjeçareje, ndërron jetë 10 vjeçarja me sëmundjen e rrallë

FOTO/ Me trupin e plakur të një 80-vjeçareje, ndërron jetë 10 vjeçarja me sëmundjen e rrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In