• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA do t’iu dërgojë ukrainasve armë të sekuestruara nga Irani

by A R
05/10/2023 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA do të transferojë mijëra armë dhe municione iraniane të sekuestruara në Ukrainë.

Kjo lëvizje e radhës e SHBA pritet që të ndihmojë në zbutjen e disa prej mungesave kritike me të cilat po përballet ushtria ukrainase.

Sipas raportimeve, Komanda Qendrore e SHBA-së ka transferuar tashmë mbi një milion fishekë municionesh të sekuestruara iraniane tek forcat e armatosura të Ukrainës. Transferimi është kryer të hënën.

“Qeveria fitoi pronësinë e këtyre municioneve më 20 korrik 2023, përmes pretendimeve të Departamentit të Drejtësisë për konfiskim civil kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC),” thuhet në deklaratë.

Bëhet fjalë për të mbi mbi 9,000 pushkë, 284 mitralozë, thuajse 194 raketahedhës, mbi 70 raketa të drejtuara antitank dhe mbi 700,000 fishekë municionesh të sekuestruara nga Irani prej Marinës së SHBA-së.

Kujtojmë se administrata Biden prej muajsh po peshon se si të dërgojë ligjërisht tek ukrainasit armët e sekuestruara, të cilat ruhen në objektet e CENTCOM në të gjithë Lindjen e Mesme.

Gjatë vitit të kaluar, marina amerikane ka sekuestruar mijëra pushkë sulmi iraniane dhe më shumë se një milion fishekë nga anijet e përdorura nga Irani për të transportuar armë në Jemen.

Konfiskimet, të kryera shpesh me forcat partnere rajonale, targetojnë anije të vogla pa shtetësi në rrugët e përdorura historikisht për të kontrabanduar armë te Houthis në Jemen.

/a.r

Next Post
Zbulohet shtëpia e barit në Vorë, procedohet bashkëshortja, burri në kërkim

Zbulohet shtëpia e barit në Vorë, procedohet bashkëshortja, burri në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

October 21, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In