Të dërguar amerikanë, të drejtuar nga dhëndri i Donald Trump takuan sërish krerët izraelitë dhe palestinezë sot, pa dhënë informacione se si synojnë të nxjerrin bisedimet për paqe nga ngërçi që kanë hyrë.
“Trump është i vendosur të arrijë një zgjidhje që do të sjellë zhvillim dhe paqe të gjithëve në këtë zonë”, tha Jared Kushner, këshilltar i lartë i presidentit amerikan, në fillim të takimeve të tij me kryeministrin, Benjamin Netanyahu në Jerusale.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë”, garantoi ai sipas një mesazhi video të publikuar nga ambasada amerikane./b.d