• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA dhe Rusia nisin bisedimet për luftën në Ukrainë, refuzon Zelensky

by A R
18/02/2025 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të mbahet sot (18 shkurt) në Arabinë Saudite takimi mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre rus me fokus te lufta në Ukrainë dhe gjetje e një rruge për dhënien fund të luftimeve.

Do të jetë sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio që do të takohet mëngjesin e kësaj të marte me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ky është takimi më domethënës midis dy palëve që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022 – dhe vjen pasi Donald Trump dhe Vladimir Putin ranë dakord të fillojnë negociatat për t’i dhënë fund luftës javën e kaluar.

Sipas SHBA-së, takimi do të jetë një “hap i parë” për të parë nëse Moska është “serioze” në lidhje me bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – por nuk do të çojë në fillimin e negociatave.

Rusia, ndërkohë, thotë se bisedimet do të fokusohen në rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Por, më e rëndësishmja, Ukraina nuk është ftuar – dhe presidenti Volodymyr Zelensky ka refuzuar bisedimet, duke thënë se ata nuk do të njohin asnjë marrëveshje paqeje nëse nuk përfshihet Ukraina.

Gjithashtu nuk ka asnjë zyrtar evropian. Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së mbajtën bisedimet e tyre urgjente dje në Paris dhe kanë qenë të qartë se mendojnë se nuk duhet të merren vendime pa kontributin e tyre.

Po ashtu, Presidenti francez Emmanuel Macron bisedoi me presidentin amerikan Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky për t’i informuar ata rreth mbledhjes së djeshme të liderëve evropianë në Paris.

Duke shkruar në X, Macron tha se një marrëveshje paqeje “duhet të shoqërohet me garanci të forta dhe të besueshme të sigurisë për ukrainasit”.

“Ne do të punojmë për këtë së bashku me të gjithë evropianët, amerikanët dhe ukrainasit. Ky është çelësi”, shkroi Macron.

Shtëpia e Bardhë e përshkroi atë si një telefonatë miqësore me Macron, ndërsa Zelensky tha se ata ranë dakord që çdo garanci sigurie për Ukrainën duhet të jetë “e fortë dhe e besueshme”.

Next Post
“Mos dërgoni foto nudo”, Zhaklin Lekatari shpërthen ndaj gazetarit: Po jep mesazh të gabuar…

“Mos dërgoni foto nudo”, Zhaklin Lekatari shpërthen ndaj gazetarit: Po jep mesazh të gabuar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In