• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, bllokadë historike e qeverisë, 800 mijë punonjës të papaguar

by Java News
12/01/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralizimi i pjesshëm i qeverisë federale amerikane ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, e ky rekord ndoshta do të përforcohet duke mos pasur një fund të ngërçit politik në horizont.

Kjo e shtunë ka shënuar ditën e 22-të të mbylljes së qeverisë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm prej 21 ditësh të paralizimit të qeverisë në vitet 1995-1996, kohë kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Bill Clinton.

Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë që në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën, por demokratët kanë refuzuar gjithashtu kërkesën e tij për fondin prej 5.7 miliardë dollarësh.

Rreth një e katërta e qeverisë federale është ende jofunksionale derisa të rakordohet një plan shpenzimesh, duke lënë kështu rreth 800 mijë punonjës të papaguar.

Të premten, punonjës të shumtë, përfshi gardianë burgjesh, staf aeroportesh apo agjentë të FBI-së, humbën pagat e para të këtij viti.

Megjithatë, presidenti Trump ka sheshuar spekulimet sipas të cilave ai pritet të deklarojë emergjencën kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i propozuar prej tij ishte një prej zotimeve kryesore gjatë fushatës presidenciale.

Ai e përshkroi një deklarim të mundshëm të emergjencës si një “rrugëdalje e lehtë”, por tha se do të preferonte që problemin ta zgjidhte Kongresi. “Por, nëse ata nuk munden…atëherë unë do të deklaroj emergjencën kombëtare. Kam të drejta absolute për ta bërë këtë”, paralajmëroi ai. Gjithsesi, demokratët duket se do të ndërmarrin menjëherë nisma ligjore kundër Trumpit, nëse ai e bën një lëvizje të tillë./a.meta

Next Post
Sfidojnë ligjin anti-loto, policia prangos 2 persona

Sfidojnë ligjin anti-loto, policia prangos 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore -

Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore –

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com