• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA bëhet gati për ndërhyrje ushtarake në Siri?! Obama mbledh Këshillin e Sigurisë

by Java News
14/10/2016 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Barack Obama dhe këshilltarët më të lartë të politikës së jashtme të tij, priten që të takohen pasditen e kësaj të premteje (sipas orarit amerikan) për të shqyrtuar mundësitë e ndërhyrjes ushtarake në Siri, pasi avionët sirianë dhe ato rusë vazhdojnë të bombardojnë Aleppon dhe objektiva të tjera.

Lajmi konfirmohet nga disa prej zyrtarëve më të lartë në Amerikë, por që duket se do të mbeten anonimë për shkak të ndjeshmërisë së këtij zhvillimi. Ata thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me më shumë forcë, ose rrezikojnë të humbasin edhe atë pak influencë që kanë ndaj rebelëve të moderuar, si dhe aleatëve arabë, kurdë e turq në luftën kundër Shtetit Islamik.

Një set mundësish përfshin edhe veprimin e drejtpërdrejtë ushtarak amerikan, si për shembull sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake siriane, depove të municioneve apo radarëve dhe bazave antiajrore, tha njëri prej zyrtarëve në kushtet e anonimatit mbi diskutimet e brendshme të pritshme.

Ai shtoi gjithashtu se, rreziku kryesor i një veprimi të tillë është fakti që forcat ruse dhe siriane janë shpeshherë të alternuara, duke shtuar mundësinë e një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Rusinë, gjë që Obama ka dashur gjithnjë ta evitojë.

Zyrtarët amerikanë deklarojnë më tej se e shohin si të pagjasë, që Obama të urdhërojë sulme ajrore amerikane ndaj objektivave të qeverisë siriane, si dhe theksuan se ai mund të mos marrë asnjë vendim në takimin e planifikuar të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Alternativa tjetër, sipas zyrtarëve, është të lejohen aleatët të furnizojnë rebelët e verifikuar nga Shtetet e Bashkuara me armatime më të sofistikuara, por pa përfshirë raketa antiajrore nga ato që lëshohen edhe mbi shpatulla, gjë për të cilat Uashingtoni frikësohet se mund të përdoren më pas edhe ndaj avionëve të Perëndimit.

Mbi këtë raport ekskluziv të “Reuters”, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë. Por takimi i planifikuar i kësaj të premteje është i fundit i një serie të gjatë debatesh të brendshme, në lidhje me atë se çfarë duhet bërë për t’i dhënë fund luftës civile thuajse 6-vjeçare në Siri, që ka lënë të vrarë të paktën 300 mijë njerëz dhe ka detyruar të zhvendosen thuajse gjysmën e popullsisë së vendit.

Qëllimi më i fundit i veprimeve të reja, nëse ndërmerren, do të jetë forcimi i rebelëve të moderuar, në mënyrë që të përballojnë atë që shihet gjerësisht si rënia e paevitueshme e zonës lindore të Aleppos të kontrolluar prej rebelëve, në duart e forcave besnike të Bashar al-Assadit të mbështetura nga aleatët rusë dhe iranianë./tch/a.k

Next Post
Berisha e tepron me fotomontazhin vulgar për Tahirin, komentuesit e kritikojnë (FOTO)

Berisha e tepron me fotomontazhin vulgar për Tahirin, komentuesit e kritikojnë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com