• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA- BE: S’marrim pjesë në takimin 5 palësh, shkak kreu i PD, Lulzim Basha

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak minuta më parë ambasada e SHBA-së dhe zyra e BE-së në Tiranë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin 5 palësh të inicuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pasi, sipas tyre, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk pranon të negociojë mbi bazën e propozimit hibrid të ofruar nga zyrtarja e lartë amerikane Nuland me datën 10 korrik. SHBA- dhe BE vlerësojnë prerazi se negociatat mes palëve duhet të zhvillohen vetëm mbi bazën e këtij propozimi. Basha e refuzon këtë, gjë që e ka bërë të qartë edhe pak ditë më parë, duke kërkuar zgjidhje “ala shqiptarçe”. Thënë thjeshtë pazare mes palëve, të cilat përjashtojnë ndërkombëtarët nga procesi i vettingut. Basha kërkon që vetting-u të kryhet nga Presidenti Nishani dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

SHBA- BE deklarojnë se Basha foli për qeveri teknike dhe se ka përmendur fare propozimin hibrid. Në deklaratën e tyre të përbashkët për shtyp të SHBA-së dhe BE-së nënvizohet se:

“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.  Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve” thuhet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga ambasada amerikane.

Palët kishin konfirmuar takimin pas takimeve me raportuesin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein dhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.

Nga ky takim pritet të dalin konkluzionet zyrtare për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi. Paketa Kushtetuese e reformës në drejtësi është përfshirë në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit ditën e enjte.

me. ar

Next Post

Rama batutë me gazetarët: Për mua shëndeti i doktorit është më i rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

October 1, 2026
“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com