Viti 2015 ishte më i nxehti në planet, që prej fillimit të matjes së temperaturave, në fund të shekullit XIX, duke thyer rekordin e vitit 2014, referuar Agjencisë Amerikane të Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA).
Në të gjithë harkun kohor të vitit 2015 temperatura mesatare në Tokë dhe në oqeane është shënuar rreth 0,90 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të XX ose më e larta sesa ajo e shënuar, që e tejkalon atë të vitit 1880.
Rekordi i mëparshëm u regjistrua në vitin 2014.
Si një pikë përfundimtare në këtë vit rekord, dhjetori ka qenë gjithsesi muaji më i nxehtë i shënuar ndonjëherë prej 136 vitesh.