Nga Arben Meçaj
Gati 12 vjet më parë denoncova skandalin e Rrugës Rrëshen-Kukës.
- Shpërdorime të mëdha (në analizën time mbi 600 milion $ të vjedhura),
- Një investim jashtë standardeve (në planin teknik një investim që nuk plotësonte asnjë kusht teknik për pretendimin e propaganduar),
- Një investim me kosto dhe pasoja serioze afatgjata për ekonominë shqiptare ( dhe sot e kësaj dite ekonomia shqiptare po vuan nga largimi i menjëhershëm nga trupi i saj i drobitur i 1.2 miliard $ , dhe aktualisht nga pagesa e kredive marramendëse të marra në atë kohë)
- Një investim me pikëpyetje të mëdha në planin e analizës gjeopolitike . I kamufluar në emërtimin Rruga e Kombit, praktikisht ai futi në korridoret e kurorëzimit të ëndrrës serbe, (pretendim dhe i nënshkruar në marrëveshjet e viteve ‘12-‘13): daljen në Det .
Koha më dha të drejtë. “Koha është aleati më i mirë i së vërtetës” (zakonisht thuhet e ka thënë populli)
Ishte mëngjesi i 22 Janarit 2011, një ditë pas vrasjeve para Kryeministrisë, kur mësova se isha një nga 5 puçistët që kishin programuar dhe ekzekutuar “Grushtin e Shtetit te 21 Janarit”. Natyrisht qesha në atë kohë, por nëse nuk do të dilte videoja e gazetarit Artan Hoxha, diku nga ora 24.00 (sipas informacioneve të marra më vonë) unë do të isha në qeli, ndoshta nën torturë (I ndjeri Remzi Hoxha) për të “zbërthyer“ skenarin e Grushtit të Shtetit. E ç’lidhje kisha unë me këtë “Grusht”. E dinte vetëm Ai, skenarizuesi i “Grushtit të Shtetit”. Koha vërtetoi se asgjë nuk më lidhte fizikisht apo në interesa me organizatorët e atij Miting Proteste. Gjithsesi me fakte unë në atë kohë denoncova aktin kriminal të vrasjeve në Bulevard si dhe skenarin Ogurzi për të kriminalizuar protestuesit në Bulevard.
Diku, tetor 2017, denoncoj në media një fakt. Në vitin 2010-2013 në Lazarat prodhohej rreth 900 tonë Hashash (në një cikël të vetëm prodhues). Saktësisht në Lazarat në këtë periudhë ishin të mbjella me Hashash rreth 270 ha ose 2,700,000 m2 apo 2700 parcela 50*20 =1000 m2. E në këtë kohë në drejtim të Ministrisë se Rendit ishin Lulzim Basha dhe Flamur NOKA e kryeministër ishte Z. Berisha. Denoncimi ishte akuzë PUBLIKE me emër dhe mbiemër, por heshtja e madhe kapërceu minimalisht debatin nëse unë kisha trilluar. Tek e fundit akuza ishte e rëndë. Dhe në këtë moment jam në dispozicion të jap provat e këtij denoncimi. Askush nuk debatoi se kush e administronte këtë sasi të madhe Hashashi (900 tonë vetëm në Lazarat). Cili ishte pozicioni i Bashës, Nokës apo Berishës në këtë biznes kriminal? Cili ishte përfitimi i tyre? Pyetjet mbeten aktuale.
Rendita këto tre fakte për të risjellë në vëmendje se: qëndrimet e mija mediatike apo dhe publike kanë qenë absolutisht korrekte, me synimin të kontribuoja sado pak kundër “Pseudove” (për të qenë i sinqertë, personalisht këtë kategori e kam konsideruar si një e keqe e madhe në Shqipëri).
Me vëmendje tek interesi publik, interesi qytetar dhe i imi i drejtpërdrejtë, kam mbajtur qëndrimet e mija. Sot sinqerisht konsideroj se gjithsesi zëri im nuk u shua në eter.
Po SOT!
Situata politike vlon.
Vlon nga pritshmëria për finalizuar ëndrrën 25 vjeçare shqiptare, integrimin e BE.
Vlon nga interferimet gjeopolitike në rajon.
Vlon nga motorët e mbindezur te opozitës aktuale.
Vlon nga filozofia agresive e përballjes politike të opozitës aktuale.
Vlon nga tronditja nga themelet e botës së krimit të organizuar ordiner por mbi të gjitha të atij të Jakave të Bardha.
Vlon nga tronditja përfundimtare nga themelet e infrastrukturës të shërbimeve antishqiptare të instaluar prej vitesh në strukturën dhe superstrukturën e shtetit shqiptar.
Vlon ….. Është e vështirë të dallosh kush nga faktorët prevalon. Është e vështirë ti dallosh të ndarë nga njeri tjetri. Përveç faktorit legjitim të aksionit politik të opozitës , të gjithë të tjerët janë bashkangjitur si “Kërpush” në trupin e këtij aksioni. Është e vështirë të dallosh përmasat e aksionit politik të opozitës, por një gjë është e sigurtë: Në kushtet e humbjes fatale, suporti i faktorëve kriminalë dhe antishqiptarë e dhjetrafishon demonstrimin e aksionit politik të opozitës.
Në analizën time konstatoj se faktori kryesor që në kushtet aktuale investon në mënyrë të kamufluar këtë agresivitet është Faktorin Gjeopolitik.
Faktori gjeopolitik është sa pozitiv aq dhe negativ për Ne.
Është pozitiv momenti historik në BE. Pavarësisht skepticizmit populist dhe ekstremist të shprehur në mjaft vende të EU, qarqet vendimmarrëse politike në BE kanë demonstruar, dhe praktikisht po aplikojnë politika, minimalisht për të filluar procedurat e hapjes së negociatave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE në. Këto kancelari janë koshiente mbi “kushte të pa plotësuara” të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, po kaq të ndërgjegjshme janë dhe ndaj agresionit të intensifikuar në këto vende me qeveri dhe stabilitet politik të brishtë nga koalicioni Anti BE .
Por integrimi gjeografik i BE shihet nga këto kancelari si imediat . Ndërkaq është e qartë se procesi i integrimit do të jetë i gjatë. Është po aq e qartë se procesi i integrimit do t’i nënshtrohet një protokolli të egër protektorati për të imponuar plotësimin gradual të kushteve deri në integrim natyral. Integrimit në BE është faktor që dukshëm kontribuon për stabilitetin dhe “vendosjen e Shqipërisë në shtratin Natyral Historik: bashkimin me Familjen e madhe Evropiane”. Padyshim është faktori më pro shqiptar i momentit.
Ndërkaq, ky pozicionim i finalizuar i Shqipërisë (pra hapja e negociatave si hap i parë ) cënon rëndë interesa të mëdha me rezultante: Antishqiptare. Arsyeja, sepse ballafaqon pozicionin e ri gjeopolitik të Shqipërisë (si pjesë integrale e BE) me politika historike dhe aktuale antishqiptare.
Pikërisht ky pozicionim i kurorëzuar i Shqipërisë në BE, aktualisht po aktivizon gjithë potencialin antishqiptar të investuar në Shqipëri. Sot Shqipëria ballafaqohet në front të gjerë me agresionin më të rrezikshëm në 25 vitet e fundit të ndryshimit të sistemit. Është ky agresion që aktualisht po aktivizon botën ordinere kriminale. Ai po aktivizon strukturën kriminale të Jakave të Bardha të investuara në Politikë, në sistemin e Drejtësisë, e posaçërisht në Media. Ai po aktivizon gjithë infrastrukturën e vet të kudo ndodhur të Shërbimeve.
Askush nuk mund dhe duhet të presë që gjithë ky agresion, dukshëm i strukturuar dhe formatuar në një front të unifikuar, të ekspozohet në formën dhe përmbajtën që ai përfaqëson.
Ai po operon i kamufluar. Natyrisht është miope të mendosh se ai do të operojë me identitetin e tij fizik. Për vetë përmbajtjen, formatin e tij strukturor dhe ideor, prezantimi i tij autokton është antiligjor, antishtet, antikushtetues.
Në këto kushte Ky Front suporton fizikisht, materialisht dhe mediatikisht çdo lëvizje legjitime, por që dukshëm cenon stabilitetin politik në Shqipëri. Ai suporton çdo lëvizje e çdo aksion që ekspozohet në emër të “interesit të shtresave vulnerable dhe në nevojë”, në emër të” interesit mbarëshqiptar”, në emër të” luftës kundër kriminalitetit shtetëror” etj, etj .
Përfundimisht, tipari identifikues i tij është suportimi i çdo aksioni POPULIST duke e kthyer POPULIZMIN instrumentin kryesor në përgatitjen e aksionit destabilizues të Shqipërisë.
Përse gjithë kjo hyrje teorike për të argumentuar se POPULIZMI është armiku kryesor i Shqipërisë sonë të dashur.
Aktualisht, ambienti politik Shqiptar po ballafaqohet me një aksion gjithëfrontësh Opozitar.
Në një sistem Demokratik, është mision i opozitës organizimi i aksioneve politike për mbrojtjen e interes publik, pse jo dhe për garantimin e ardhjes në pushtet. T’i delegjitimosh asaj këtë të drejtë legjitime do të thotë se gjithë debate është i paragjykuar dhe thjesht një zë Antiopozitar apo Buri Qeveritare.
Natyrisht këtu fillon diskutimi. Kush është etaloni qe në këtë moment ndan aksionin e frontit antishqiptar nga ai legjitim opozitar. Kush është lakmuesi identifikues që evidenton aksionin legjitim opozitar, nga “Kërpushat” antishtet që i bashkëngjiten këtij aksioni. Në këtë moment ballafaqohemi me thirrjen gjithëpërfshirëse “Të gjithë Bashkë kundër Qeverisë” . Opozita po thërret dhe shfrytëzon në këtë aksion çdo informacion e këdo pa shfrytëzuar “filtrin identifikues” . …
Në gjykimin tim në këtë moment historik etaloni është Qershori 2018.
Argumentoj. Nëse në këto momente, vetëm deri Qershor, aksioni POPULIST i opozitës, unifikohej me emërues të përbashkët: Hapjen e Negociatave, me aksionin politik të qeverisë, pra vetëm për një-dy muaj , kush do të fitonte dhe kush do të humbiste?
Në skenarin e unifikimit të qëndrimit Pozitë-Opozitë referuar aktit historik të Hapjes së Negociatave, në planin e Opinionformimit Politik do të ishte një Medalje pa njëanshmëri. Benefitet politike do të ishin proporcionale si për opozitën ashtu dhe qeverinë. Të unifikosh aksionin politik (vetëm referuar Hapjes së Negociatave) nuk do të thotë të humbasësh identitetin si opozitë. Përkundrazi! Pjesë e këtij unifikimi është dhe denoncimi i çdo aferë antiligjore të strukturave qeverisëse.
Ndërkaq, falë instrumenteve politikë dhe ligjore që imponon protokolli i Hapjes së Negociatave, Opozita shqiptare do të fitonte garancitë e veta për një proces të ndershëm dhe transparent si zgjedhor ashtu dhe të administrimit demokratik dhe ligjor të pushtetit. E thënë qartë, mbas kësaj Ftese, aksioni (qoftë dhe agresiv ) i pozitës do të ishte jo vetëm i pa cënuar, por dhe i garantuar. Instrumentet e kontrollit Evropian në kushtet e hapjes së negociatave do të ishin GARANCI e pa Kontestueshme për vetë Opozitën.
Gjykuar sa më sipër, me këtë politikë, mbi të gjitha do të fitonte elektorati politik, populli Shqiptar. Hapja e negociatave do të ishte fitore e Shqipërisë.
Por kush do të humbiste. Nuk ka dyshim dhe është e tepërt të komentohet. Gjithë fronti antishqiptar do të ishte humbësi më i madh.
E në këtë moment, Opozitës shqiptare i duhet të argumentojë bindshëm :
- Përse nuk duron dhe ..një-dy muaj .
- Çfarë cënim do të pësojë pozicioni i vet politik në arenën Shqiptare me Hapjen e Negociatave, dhe natyrisht të argumentojë se pikërisht nga pranimi i kësaj Ftese interesat e veta politike pësojnë goditje minimaliste apo fatale.
Personalisht nuk gjej asnjë argument apo indice se Një muaj bashkërendim me Qeverinë për përmbylljen me sukses të procesit të Ftesës do të cënojë interesat politike të Opozitës.
Por çfarë konstatoj. Pikërisht në këtë finale Opozita agresivizon në ekstrem aksionin e vet Politik. Është për tu evidentuar se perceptimi i parë dhe i fundit i këtij aksioni është: thjesht imponimi i një imazhi negativ mbi stabilitetin politik në Shqipëri. Opozita aktualisht është në hovin e një prej aksioneve të veta me intensive të viteve të saj Opozitare. Një sy i zakonshëm ndoshta nuk dallon aktivitetin e saj gjithfrontësh, por me pak inteligjencë është e thjeshtë të konstatosh mobilizim frontal politik dhe mediatik. Baltosje interpreton Pozita. Por personalisht do të konstatoja diçka më tepër. Është shpallje LUFTE Finale.
Kapja, Egoja për Protagonizëm, Financimi… janë instrumente që aktualisht janë në dispozicion të aksionit POPULIST të Opozitës .
Rasti Xhafa është prova në Argument.
E informuar mbi ngjarjen qysh prej Tetorit 2017, pra tetë muaj më parë, Opozita aktivizon me një skenar tepër të dyshimtë për opinionin, theksoj pas tetë muajsh, pikërisht në prag të konkludimit të Hapjes së Negociatave. E në kuadër të këtij “Denoncimi shterues” ajo thërret ultimativisht protestë me moton me deshtruktive në një vend demokratik: të rrëzojmë, shporrim, apo qërojmë me dhunë qeverinë e “Korrupsionit. Krimit . Drogës …”
Deri ku do të arrijnë me këtë Agresivitet?
Ndoshta është pyetja 100 milionëshe. Nuk mendoj të bëj profetin , por Analizës i jap të drejtën e protagonizmit.
Humbja e 2013 ishte një goditje e rëndë për Berishën. Si një njohës i mirë i politikës, Ai kuptoi se falë rënies të dukshme të kreditove të tij politike, prezenca e dukshme në krye të PD cenonte rëndë interesat e Familjes (tashmë është e vështirë ti identifikosh partitë në Shqipëri si struktura demokratike . Ato janë thjesht … Biznese Familjare në Tregun e Pushtetmarrjes). Ai në një procedurë “dorëheqje” realizoi aktin fiktiv të “dorëzimit” të PD në duart e Bashës.
Përvoja e vitit 2005-2006 me COP-in i mësoi Berishës se ndryshimi Formal në PD prodhon një rinisje të rrugës për Pushtet. Gjithçka “Berishiane” do të harrohej , dhe imazhi i Ri garantonte Rimarrjen e Pushtetit.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë.
Në krye të PD u emërua Lulzim Basha. Në një proces tepër të kontestueshëm (në asnjë pistë demokratike), me qellim ndërtimin e një strukture të Besueshme dhe Besnike ndaj Familjes :
- U spastrua PD nga konkurrentët e mundshëm (personalitete historike me integritet , protagonizëm të konsoliduar në politikën shqiptare ).
- U konsolidua pozicioni Statutor i figurës së “Liderit” Basha.
- Në strukturat drejtuese të larta te PD u emëruan në Bllok “Eskorta politike Lidership “ e “Liderit” Basha. Individë pa individualitet, integritet e personalitet, individë që me deficenca të theksuara kulturore.
E thënë shkurt e qartë. Në përpjekje për të mbajtur të pa rrezikuar Shpk Parti Demokratike, Familja riformatoi Strukturën Politike Opozitare më të dobët në historinë e pluralizmit Shqiptar. Falë këtyre lëvizjeve PD në opinion humbi BESUESHMERINË, si një forcë politike e aftë të marrë në dorë fatet e vendit, ndërkaq Familja garantoi kapjen përfundimtare të PD.
Ndërkaq, Basha, një personazh pa personalitet në “krye” të PD asnjëherë nuk mori format Lideri. Me gjithë përpjekjet e mëdha mediatike për të ngulitur në mendje imazhin e “Liderit” , e vërteta e madhe është se nga opinion Shqiptar , Ai, asnjëherë dhe nuk u mor dhe nuk merret seriozisht si Lider. Për më tepër, me Padurueshmërinë e Berishës për Protagonizëm apo pabesueshmërinë e Tij ndaj “Liderit” të emëruar, në këto 5 vite në krye të PD figura e Bashës humbet në mënyrë katastrofike kuotat e vetëprezantimit si Lideri i Opozitës.
E në këtë debat, nuk po marr në diskutim profilin përfaqësues apo karakterial i Bashës, si Lider për të përfaqësuar frontin e luftës kundër korrupsionit apo denoncimit të aksioneve korruptive të Qeverisë. Në këtë pistë ai e ka të humbur betejën në Tavolinë. Për sa kohë që mbi të, dhe aktualisht, rëndojnë një mal Akuzash të paezauruara nga Drejtësia për korrupsion aktiv dhe pasiv çdo tentativë apo iniciativë e tij për denoncim korrupsioni, drogë, shteti ligjor treten në perceptimin publik në batutën. Po jo Ky.
Në diskutim është serioziteti ideor i aksioneve të tij politike. Në të gjitha këto aksione ai u pa jo thjesht si një Hajdut që thërret Kapni Hajdutin, por akoma më keq: si një Donkishot. Them më keq se ndërsa si Hajdut ai përfaqëson drejtpërdrejt Vetveten, si Donkishot ai etiketon implikon seriozitetin e çdo aksioni të PD apo dhe Opozitës së Bashkuar. Askush Brenda dhe jashtë PD në këto 6 vite nuk e ka imagjinuar portretin e tij me seriozitetin e Liderit Opozitar. Të gjithë (fatkeqësisht dhe Brenda frontit opozitar) e kanë parë si manekinë Donkishoteske pa identitet të komanduar nga Lideri i vërtetë Berisha. Deklaratat e tij “ULTIMATIVISTE” te përsëritura rëndom në çdo fillim aksioni politik (gjithmonë pasi Berisha e kishte dhënë mediatikisht orientimin dhe direktivën) e promovuan Bashën në përmbajtjen e vete Groteske: Donkishoti Shqiptar.
- Prej vitesh jam përpjekur të identifikoj profilin sinonim të këtij personazhi të futur, ashtu butë-butë në politikën shqiptare . Është gënjeshtar ?! Është megaloman?! Është delirant ?! Është i pa aftë ?! Është … Është .
Më në fund shpreh bindjen se e gjeta. Ai është thjesht një Donkishot!
Ai gënjen, jo se e ka patologji, por se në çdo shfaqje publike “Lideri” BASHA nuk është Lulzim BASHA. Ai nuk ka identitet, Ai është Jehona më e shëmtuar e Berishës në Honin Mediatik (në PD as mos i shkojë ndërmend të ngrejë zërin). Atij i duhet telekomanda direktive nga Berisha për të Operuar.
Ai është delirant e mendjemadh jo se i ka cilësi, por në mungesë identiteti dhe personaliteti Ai gjykon se Deliretantizmi dhe Mendjemadhësia formale e ofrojnë në opinion si Lider. Shihni pozat e tij sa dramatike dhe komike që të ngacmojnë ndjesinë e një Aktori të sforcuar, por gjithsesi që ka punuar mirë më plastiken para pasqyrës.
Basha nuk është Donkishot në formimin e tij social. Por e kanë ngarkuar më tepër se ç’i mban…
Ndërkaq shpreh bindjen në formimin e tij Basha është i pa Aftë. Absolutisht i pa Aftë. “Misioni” i ngarkuar është peshë e rëndë për të ne të gjitha planet . Në kushtet e krizës së identitetit ( dhe pse në mbi 10 vjet në pozicionet më kyçe të shtetit shqiptar) ai nuk mund të manifestojë tipar tjetër përveçse një tipologji personazhi: Donkishotin e Mançës. (kush e ka lexuar librin Don Kishoti i Mançës ju siguroj se kur ta shohë nga sot do të më japë te drejtë. Para syve të tyre do të shfaqet binjaku Donkishot)
Ndërkaq, në përpjekje për të prodhuar identitet “Lideri” me model dhe udhëheqje Berishën, Basha u bë thjesht një kopje e keqe e profilit politik e psikologjik të Berishës. Aksionet politike, në aparencë të drejtuara prej Tij, manifestonin filozofi Berishiane drejtimi dhe menaxhimi. Pra dhe pse “lideri PD ” formalisht ndryshoi, në aksionin e vet politik, PD, në këtë 5 vjetësh në Opozitë, nuk ofroi asgjë të re përveçse: Berishën e “Moderuar”.
Armiq imagjinarë, Ultimatume qesharake Donkishoteske, Oratori groteske.
Nuk mjafton vetëm portreti Grotesk i Bashës, filozofia Berishiane e luftës politike (tendenca e konfliktualizimit të politikës), por situata prezantohet më ZI kur ballafaqon dhe profilin psikologjik të Bashkëpunëtorëve, apo protagonistëve të Rinj PD-istë të ekspozuar në aksionet mediatike apo politike. Njeri më gastor se tjetri.
Në finale, dominanca Berishiane e PD, Donkishotizmi Bashian, Grotesku alla Salian i “figurave” qendrore (Qeveria Hije e PD) kanë formatuar percepsionin popullor për një alternativë politike absolutisht të pabesueshme për dhënie pushteti. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë.
Është e vështirë për këdo në PD të dëgjojë apo lexojë sa unë shpreh. Por … Këmbët në Tokë . Me këtë “kalë” është problem i madh. Me këtë “kalë” drita për marrje pushteti është .. nuk duket.
Ndërkaq ajo që i vë vulën Besueshmërisë të Opozitës shqiptare është ALEANCA OPOZITARE .
Askush nuk gjen dot alternativa bashkuese në këtë Aleancë. S’janë as të majtë e as të djathtë. Nuk janë as të virgjër politikisht as dhe të pa implikuar me korrupsionin. Nuk janë as të rinj as alternativë e Re. Janë thjesht Humbës që i bashkon padurueshmëria (pse jo dhe pasiguria ) për të riardhur në Pushtet.
Atëherë çfarë synon apo do të arrijë kjo Opozitë pa personalitet, pa identitet, pa … në këtë aksion të minutave të fundit. Për mua (pretendoj se kam pak eksperiencë në politikë), një gjë është e sigurtë:
Në çfarëdolloj skenari të operojë Opozita, personalisht nuk kam pritshmërinë (dhe më optimiste opozitare) se do të ketë zhvillime për ndryshime politike në Shqipëri. Berisha prodhoi në janar 2011 precedentin: Nuk ka Ndryshim të pushtetit me dhunë. E me këtë rast sjell në vëmendje dhe faktorin ndërkombëtar. Deri më sot institucionalisht nga ky faktor nuk ka asnjë shenjë se është për ndryshime politike aq më tepër ndryshime me dhunë.
Pavarësisht propagandës intensive të Opozitës mbi situatë dramatike në Shqipëri e vërteta është se kjo situatë është larg të qenuri: Domosdoshmëri për ndryshime politike.
Personalisht gjykoj se situate ekonomike në Shqipëri ka problem në jo pak raste dhe tepër serioze.
Por përvoja 25 vjeçare na mësoi se nuk është politika që përgatit situate politike. Është situata politike që thërret në administrim Politikën. Fatkeqësisht, konstatoj se në tre muajt e fundit Aleanca Opozitare por skenarizon me dhjetëra situata për të prodhuar klimën e një situate në degradim, të një situate ku zgjidhja politike është imperative. Por fatkeqësisht për këto aksione, konstatoj se situata politike në Shqipëri është larg shumë larg së qenuri e tillë.
Ndërkaq konstatoj se dhe në rastin më ekstrem: gjendja ekonomike dhe korrupsionit në Shqipëri është në ekstrem ( e debatueshme ) , përsëri statusi moral dhe përfaqësues i Opozitës aktuale Shqiptare kontribuon dhunshëm në mbajtjen në drejtim të qeverisë Rama.
Natyrisht aksioni aktual i opozitës ka efektin e vet. Nuk mund të argumentoj në çfarë mase këto ngjarje do të ndikojnë në vendimmarrjen e Evropës për miratimin e Ftesës, por me siguri absolute kam bindjen se do të shfrytëzohen nga forcat Skeptike Evropiane për të motivuar qëndrimin e tyre në dëm të interesave mbarëkombëtare Shqiptare.
Dhe pikërisht me bindje të plotë Sot denoncoj dhe protestoj ndaj këtij realiteti Artificial të provokuar në këtë moment historik nga Opozita Shqiptare. Pushteti Meritohet. Teza Leniniste “Pushteti merret dhe mbrohet në grykën e pushkës” (aq i propaganduar në regjimin e Hoxhës) nuk ka vend në Demokraci.