Përpos lajmit për Adnan Januzajn, Eroll Salihu ka konfirmuar edhe diçka tjetër. Sekretari i FFK-së bëri të ditur në RTK se Kosova i ka ftuar edhe yjet tjerë.
“Menjëherë pas pranimit i kemi kontaktuar edhe Xherdan Shaqirit, Granit Xhakën, Valon Behramin, Përparim Hetemaj dhe gjithë yjet tjerë”, deklaroi Salihu.
Paraprakisht, ai konfirmoi edhe dëshirën e Januzajt për të ardhur te Kosova.