• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shantazhonte kolegen me video seksi, burg për ushtarakun

by A R
15/11/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gersian Dumi, efektivi i policisë ushtarake, i arrestuar tre ditë më parë nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, është lënë në masën e “arrestit në burg”.

Vendimi është marrë nga gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës që depozitoi prokurori i çështjes Vladimir Mara. Ky i fundit i argumentoi gjykatës, se efektivi i policisë Ushtarake, kishte shantazhuar kolegen e tij me inicialet E,K, e cila punonte në të njëtin sektor me të efektivin e policisë ushtarake.

Sipas prokurorisë, këtë shantazh, 23-vjeçari e kryente duke pretenduar se kishte nje video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet, nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nisur nga kjo situatë, prokurori kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Gersian Dumit ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes”, me qëllim përfitimin me kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajzën me inicialet E.K.Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pavarësisht pendesës që shfaqi në sallën e gjyqit efektivi i ushtrisë Gersian Dumi.

Ky i fundit, u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës, të cilët pasi janë orientuar nga specialistët e sektorit kibernetik, kanë kapur 23-vjeçarin teksa po i shkruante vajzës kallëzuese, duke i pohuar që të hynte në ambientin e një hoteli tek rruga e Elbasanit dhe të merrte çelësin e një dhome, në të cilën më pas do kryente marrëdhënie seksuale. Mirëpo gjithçka ishte përgatitur nga policia.

Uniformat blu kanë bashkëpunuar me vajzën kallëzuese, edhe kjo efektive pranë policisë ushtarake, duke dale në teren. Dumi nëpërmjet një adrese të rreme “Facebook” shantazhonte dhe e ftonte vajzën që të kryenin marrëdhënie.

Për të vënë në pranga, këtë person të panjohur deri në atë moment, vajza ka bashkëpunuar me policinë e Tiranës.

Ditën e djelë ajo ka dalë tek rruga e “Elbasait”, në vendin e quajtur tek “Lavazhot”, dhe teksa ecte merte në telefon nga Facebook, orientimet nga kolegu i saj Gersian Dumi.

Ky i fundit qëndronte i fshehur në një automjet “Golf 4” i bardhë, ndërkohë që i kërkonte vajzës të shkonte në një hotel aty afër dhe të merrte çelësin e një dhome, dhe ta priste aty raporton Shqiptarja. Mirëpo pikërisht në këtë hotel, janë paraqitur një çift agjentësh të policisë së Tiranës, të cilën mbanin në mbikëqyrje të riun.

Sapo ky i fundit është afruar në derën e hotelit, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e policisë, të cilët i kapen dhe telefonin nga kishte zhvilluar bisedat shantazhuese me kolegen e tij 23-vjeçare në policinë Ushtarake. Fillimisht, Dumi nuk e ka pranuar autorësinë e krimit por më pas ka pranuar gjithçka.

Madje ai i dhe familja e tij i kanë kërkuar falje vajzës, duke kërkuar asaj të tërhiqte kallëzimin penal. /a.m.

Next Post
VIDEO/ Po filmonte superhënën… por “kap” një UFO

VIDEO/ Po filmonte superhënën... por "kap" një UFO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In