• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shansi i fundit i Veliajt për të bërë një betejë reale

by A R
18/09/2025 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Erion Veliaj nga dje është shndërruar nga partneri kryesor I Ramës në PS, në një apendisit që Rama mezi priste ta hiqte nga trupi I tij politik. PS që tashmë e dominon plotësisht nga Kryeministria në Kuvend e deri në Bashkinë Tiranë. Themi PS sepse të treja këto institucione nuk janë më legjitime por thjeshtë zgjatime personale të Ramës nën siglën e partisë. Dhe Veliaj është vecse viktima e fundit e luftës 27 vjecare të politikanit që tashmë dominon gjithë hapsirën publike me përjashtim të gjyqësorit. Një mbret pa kurorë e skeptër por me gjithë fuqinë e pushtetit që një monark absolut do e kish zili. Dhe Veliaj nga i përkëdheluri I tij I deri djeshëm, tashmë është shndërruar në viktimën e tij të fundit.  Ironi e fatit sesi njeriu që përmes Mjaft-it në 2005 luajti një rol të madh në shtrimin e rrugës së Ramës drejt majës së pushtetit që kishte dy pengesa. Nanon në PS që pikërisht pa Veliajn vështirë se do e mundte dhe Berishën që mund veten sa herë mundet.

Tashmë sic do politikan me prirje të qartë autokrate, Rama nuk ndalet para asnjë pengese në akumulimin e pushtetit personal. As para miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndaj kundërshtarëve jo e jo sepse të tillë nuk ka. Jo sepse ka miq dhe bashkëpunëtorë, pasi  tashmë qëndron vecse mbi të nënshtruar. Por ky argumentim natyrisht nuk zhvesh Veliajn nga përgjegjësitë ligjore që I ka me siguri. E as do të thotë se Rama është “Diella” e Nesti Angonit apo Aranit Cela I rastit. E aq më pak argumenti për shkarkimin e Veliajt nuk është sajesë e Ramës për të goditur Veliajn, pasi mungesa 3 mujore në krye të detyrës e con Këshillin bashkiak të Tiranës  tek e vetmja zgjidhje e ngërcit të krijuar, pra shkarkimin I tij. Por kujdes! Djalli fshihet gjithnjë pas detajeve! Dhe djalli në këtë rast është zyra ku u mbajt mbledhja në të cilën u mor vendimi. Selia e Partisë Socialiste. Pikërisht vendi I fundit në të cilin duhej marrë ky vendim.

Por që ti kthehemi objektit të diskutimit, Rama gaboi për herë të tretë me Veliajn. Gabimi I parë qe kur doli në shesh I shoqeruar me urdhër nga gjithë administrata e bashkisë në një ant-miting kundër SPAK. Jo sepse e konsideronte cështjen Veliaj të padrejtë, por sepse tek Veliaj në SPAK pa veten në pasqyrë. Shprehja drejtuar SPAK se “me telefonin tim nuk keni punë” e dekonspiroi Ramën jo si empatik me kryetarin e sapo arrestuar të bashkisë, por si viktimë pasardhëse të hetimeve të mundshme për korrupsion. Dhe cështja e Inceneratorëve me siguri lë pa gjumë gjysmen e Tiranës socialiste. Imaginoni shefin e madh! Inceneratorët janë vëndi ku takohen shumica e qeveritarëve të majtë që kush më shumë e kush më pak kanë ngjyer gishtin, sic tregojnë faktet publike. Gabimi I dytë ishte mos shkarkimi I Veliajt nga Këshilli Bashkiak I Tiranës pas kërkesave të vazhdueshme të këshilltarëve të opozitës. Argumenti ishte I  njëjti I përdorur nga Rama sot në selinë e PS, ndërsa kërkuesit të ndryshëm. Atëherë pse nuk veproi fill pasi u tejkalua afti 3-mujor I mos paraqitjes së Veliajt në detyrë por pikërisht në shtatorin e fillimit të mandatit të katërt qeverisës? Sepse është Rama ai që të mbron dhe Rama ai që të lëshon. Dhe gabimi I tretë dhe më I rëndi është imponimi për vendimin e shkarkimit nën diktatin e tij ,ndaj një trupe të zgjedhur drejtëpërdrejtë sic është grupi I këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste, pavarësisht nga sigla që përfaësojnë. Tek e fundit janë të zgjedhur. Të paktën formalisht.

Pra qartazi strumbullari I nisjes së procedurës së shkarkimit të Veliajt është vetëm një njeri: Edi Rama! Dhe Veliaj tashmë e ka të qartë dhe pa asnjë dilemë ashtu si cdokush që përdor një smartphonë dhe televizor. Atëherë cfarë I mbetet të bëjë përvecse të ndjekë rrugën që të con në përplasje ligjore? I mbetet edhe rruga e betejës politike. Që do ishte e para betejë reale nëse bëhemi seriozë që ato me Këllicin, Halim Kosovën e molotovët e Bashës, mos ti quajmë beteja të vërteta për shkak të vetvrasjeve të PD sa herë që garonte përballë Veliajt. Mjafton të shohim historikun e diferencës së votave në 2015, 2019 dhe 2023 për të kuptuar se garat për bashkiën ka qënë të trukuara nga vetë rivalët demokratë.  Pra ka ardhur koha që Veliaj të dalë në sheshin e betejës, që këtë herë nuk është vetëm politike, por kryesisht ekzistenciale për të dhe familjen e tij biologjike që po marrin mbi supe peshën kryesore të korrupsionit galopant të mazhorancës socialiste. Kjo është e padrejtë sado që Veliaj ka përgjegjësitë e veta në raport me ligjin. Por ashtu sic e kërkon zakoni, secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Dhe dicka në Tik-Tok Veliaj e ka thënë! “Kur të flaës unë, ti do jesh I fundit”! natyrisht që nuk e ka patur për Zegjinenë! Ndaj ka rdhur koha që bashkëudhëtari I tradhëtuar I Ramës të bëjë një betëjë të vërtetë. Atë më të egrën, betejën brënda llojit! Një gjë është e sigurtë. Erion Veliaj është I dënuar ta bëjë pasi nuk ka cfarë humbet. Dhe Rama nga ana tjetër mbase duhet të kujtohet se shprehja popullore  “I mbyturi të mbyt” nuk duhet marrë thjeshtë si folklor por si rrezik I (pa) llogaritur.

Dje me qëndrimin e avokatëve mbrojtës duke se u hodh hapi I parë përmes ankimimit në Gjykatë Kushtetuese. Hapat e tjerë nuk mund të jenë vecse ligjorë nëse Veliaj do të luftojë për veten e tij. E mesa duket ai do të luftojë të vetmën betejë që I ka mbetur nëse fjala dinjitet ka ende vlerë për të!

Next Post
Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com